Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaja Kallas: Vëmendja e BE, tek armatimet. Shqipëria progres shumë të mirë

2025/04/09 at 4:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kaja Kallas: Vëmendja e BE, tek armatimet. Shqipëria progres shumë të mirë

Pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit dhe shoqërisë civile gjatë ndalesës në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas dha një intervistë për Tv Klan. Ajo vlerësoi objektivin ambicioz të Shqipërisë për t’u anëtarësuar brenda 2030. Proces që sipas saj kërkon vijimin e reformave, por që sipas saj po tregon progres shumë të mirë.


Kallas foli për situatën në rajon që e cilëson të brishtë e ku deklaron se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi se do të ketë një investim personal për afrimin e palëve. Po ashtu zv/presidentja e Komisionit Europian flet për arsyet e vëmendjes së vendeve anëtare tek siguria e mbrojtja dhe bën vlerësimet e saj dhe për projektin e Shqipërisë për rigjallërimin e uzinave të prodhimit të armëve.

INTERVISTA E PLOTË:

Gazetarja Elja Zotka: Së pari faleminderit që pranuat të zhvillojmë këtë intervistë sëbashku. Interesi më i madh është për integrimin europian ndaj do doja të bëja disa pyetje lidhur me të. Si e vlerësoni ju ecurinë e Shqipërisë në këtë proces dhe cilët janë hapat e ardhshëm që ju mendoni se duhen ndërmarrë për të avancuar në të?

Kaja Kallas: Shqipëria ka objektiva shumë ambicioze dhe realisht po e trajton procesin e zgjerimit të BE-së me energji të plotë. Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të vazhdoni me reformat e ndryshme që duhen ndërmarrë dhe reformat jo vetëm të miratohen, por edhe të zbatohen. Këta janë hapat e ardhshëm, të cilët janë të nevojshëm për të vazhduar realisht në rrugën e zgjerimit drejt BE-së. Por mendoj se Shqipëria po bën progres shumë të mirë dhe e ka vërtet këtë objektiv në mendje.

Elja Zotka: Si do t’i konsideronit ju me një fjalë të vetme marrëdhëniet e BE-së dhe Shqipërisë?

Kaja Kallas: Shqipëria është një partnere strategjike e Bashkimit Evropian dhe kemi qenë partnerë shumë të mirë në fusha të ndryshme. Sot diskutuam edhe për bashkëpunimin, çfarë mund të bëjmë më shumë në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, trajtimin e kërcënimeve hibride, sigurinë kibernetike, të gjitha këto çështje, por jemi edhe partnerë të mirë tregtarë. Kështu që mendoj se mund të bëjmë shumë më tepër për të përfituar nga kjo marrëdhënie. Pra, është në dobi të të dyja palëve.

Elja Zotka: Si e shihni situatën parazgjedhore, a mendoni se do ndikojë përmbushja e standardeve të zgjedhjeve të 11 Majit në procesin e integrimit?

Kaja Kallas: Çdo demokraci ka zgjedhje, kështu që ky është një aspekt themelor i demokracisë. Dëgjojmë se ka një mbështetje të gjerë politike për anëtarësimin në BE. Sigurisht, që reformat të miratohen ju nevojitet mbështetja politike nga parti të ndryshme dhe e kuptoj se është një synim që e kanë të gjithë për t’u anëtarësuar realisht në Bashkimin Evropian.

Elja Zotka: Siguria në Ballkanin Perëndimor është ende e brishtë. Çfarë planesh ka BE për të kontribuar në stabilitetin dhe paqen e rajonit?

Kaja Kallas: Siç e thoni edhe ju, paqja dhe stabiliteti janë shumë të brishta në Ballkanin Perëndimor. Është interesi ynë që të jetë një rajon i qëndrueshëm. Pra, sigurisht që po punojmë me vende të ndryshme. Sot do të shkoj edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe po përpiqem të punoj edhe me partnerët atje.

Elja Zotka: Cili është roli i Shqipërisë në këtë kontekst?

Kaja Kallas: Shqipëria ka qenë një partnere e qëndrueshme dhe një partnere paqësore, si dhe një bashkëbiseduese shumë, shumë e mirë, kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin real midis vendeve të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Kështu që unë mendoj se ne i vlerësojmë këshillat që marrim nga Shqipëria në lidhje me çështjet në Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht vlerësojmë edhe bashkëpunimin që kemi me Shqipërinë, sepse mendoj se një nga rolet që mund të ketë Shqipëria është që nëse bëni përparim të mirë në rrugën tuaj drejt BE-së, ky është gjithashtu një shembull i mirë për të gjithë të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.

Elja Zotka: Cila është përparësia në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?

Kaja Kallas: Është në interesin tonë që të ketë një normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pa normalizim këto vende nuk mund të ecin përpara kur është fjala për anëtarësimin në BE. Pra, është në interes të të dy vendeve. Unë gjithashtu synoj të investoj kohën dhe energjinë time për t’u përpjekur që t’i afroj vërtet palët.

Elja Zotka: Po shohim që kohët e fundit Gjermania po zhvendos për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore trupat e saj ushtarake jashtë territorit. Pse gjithë këto ndryshime në fushën e mbrojtjes? A po përgatitet Europa për luftë?

Kaja Kallas: Ne po u përgjigjemi kërcënimeve dhe asaj çka po ndodh në botë. Nëse shohim paqëndrueshmëri, atëherë duhet të përgatitemi për t’u mbrojtur. Po shohim Rusinë që sulmon brutalisht Ukrainën, një tjetër vend sovran i pavarur. Po shohim gjithashtu që Rusia po shpenzon më shumë se 9% të PBB-së së saj për ushtrinë. Pra, duhet të përgatitemi për të mbrojtur veten.

Elja Zotka: Si e vlerësoni ju bashkëpunimin mes BE-së dhe Shqipërisë në fushën e sigurisë dhe mbrotjes?

Kaja Kallas: Sot hapëm dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Ka shumë gjëra që ne tashmë i bëjmë së bashku. I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë që merr pjesë në misionet evropiane, në operacionet që kemi në Bosnje-Hercegovinë apo edhe në Detin e Kuq. Pra, kjo është ajo çka tashmë po bëjmë. Fusha ku mund të përmirësojmë bashkëpunimin tonë është siguria kibernetike, sulmi kundër kërcënimeve hibride. Është edhe përballja me kundër-terrorizmin dhe lufta kundër informacionit të rremë dhe manipulimit.

Elja Zotka: Keni një koment lidhur me planin e Shqipërisë për të nisur prodhimin e armëve në vend?

Kaja Kallas:Ajo që kemi dëgjuar në NATO, në aleancën transatlantike që ne evropianët kemi me partnerët tanë të Shteteve të Bashkuara është se evropianët duhet të investojnë më shumë për mbrojtjen tonë. Dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse po bëjmë hapat tanë në nivel evropian për të zhvilluar edhe industrinë tonë të mbrojtjes dhe kjo është ajo çka po marrin në konsideratë edhe partnerët tanë si Shqipëria, për të bërë më shumë për mbrojtjen tonë.

Tv Klan



Ju sugjerojmë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende

“Kemi vetëm një kusht”, Netanyahu pranon marrëveshjen me Iranin

Çmime të ulëta, tarifa të larta: Si ndikon në tregun kosovar lufta tregtare SHBA-Kinë?

Çmime të ulëta, tarifa të larta: Si ndikon në tregun kosovar lufta tregtare SHBA-Kinë?

Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare

Rusia i del në krah Kinës: Tarifat e Trump shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare
















TE FUNDIT

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com