Aktualitet

Kadri Veseli: Opozita është vetëfutur në kurthin e sfidimit të shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 29/11/15 |
b.f

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se në republikën e Kosovës politika dhe drejtësia janë të ndara nga njëra tjetra dhe në këtë kontekst arrestimet e deputetëve nuk mund dhe nuk duhet të shihen as si formë e ndikimit politik e as si zgjidhje politike.

“Veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë në funksion të fuqizimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, i cili është interes madhor i vendit tonë”, ka thënë ai në një njoftim për media, transmeton Klan Kosova.

Veseli ka thënë se nuk duhet të lejojmë, që për asnjë moment, të vëmë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit ligjor, nga kushdo qoftë.

Sipas tij, opozita me veprimet e saj të pamatura, është vetëfutur në kurthin e sfidimit të shtetit.

“Në rrethanat e krijuara nuk është e rëndësishme se kush triumfon, pozita apo opozita ; ai që duhet të triumfoj është shteti ligjor, Republika e Kosovës. Tani më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi dialogut politik institucional”.

Ai ka thënë se ka shumë rrugë dhe hapësirë për ta bërë këtë duke ftuar të gjithë e në radhë të parë opozitën, që së bashku të ecin në këtë drejtim.

Sipas kreut të legjislativit, qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë përgjegjësi nga ne.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas