Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini ka treguar se Komisioni Evropian sot do të japë lajmin pozitiv për vizat për qytetarët e Kosovës.
“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, në orën 11:30 komisionari Avramapolus do të japë lajmin pozitiv, rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është hapi i parë, hap historik”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se në takimin me Mogherinin kanë dëshmuar se janë unik në dialogun me Serbinë. Veseli theksoi se nga dialogu duan që Kosova të jetë anëtare e OKB-së dhe të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Ai ka shtuar se Presidenti Thaçi është duke e vazhduar takimin me homologun e tij nga Serbia, Aleksandër Vuçiç.