Politikë

Kadilli: Socialistët emëruan një tjetër Kryetar de facto të Bashkisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 02/07/20 |
Al Do

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas emërimit të një nënkryetari në Bashkinë e Vlorës.

Në një status në Facebook, Kadilli shkruan se emërimi i ri do të jetë de facto kryetari i Bashkisë ndërsa për Dritan Lelin thotë se është “një bust” të cilin e ka emëruar kryeministri Rama.

Më tej Kadilli thotë se mbajtja e Lelit në krye të Bashkisë së Vlorës është një fyerje nga ana e Ramës për qytetin, në krye të të cilit sipas Kadillit nuk duhet “një bust, por një burrë”.

Ai ka publikuar edhe një foto të kryebashkiakut Leli që sipas tij është bërë në mbledhjen e fundit të socialistëve në Vlorë.

“Kjo foto është nga momenti kur Leli bust kupton qene kryetar do jete një tjetër, por ky do vazhdoje te qëndrojë si bust.

Kujt i duhet ky bust? Vlorës dhe vlonjateve JO.”, shkruan ai.

STATUSI I PLOTE

Vlora nuk do një bust, do nje burrë ne krye.

Qe Leli ishte tip i lodhur, ketë ne opozitaret e dinim. Nuk kemi pritur ta shohim ne ketë foto nga mbledhja e fundit te tij politik.

Qe Leli nuk kishte lidhje as me politiken, as me administrimin ne opozitaret e kemi ditur edhe kur socialistet vlonjat e votuan për Kryebashkiak pa e njohur. Busti i tij dukej si hile gare elektorale, ose si abuzim me mirëbesimin e socialisteve te bindur ndaj urdhrit te partisë.

Por, askush nuk mund te kuptoje pse Rama i fyen vlonjatet dhe e mban Lelin ne krye te Vlorës edhe ne 2019, kur mund te emëronte ke te donte.

Nuk beri zgjedhje, beri emërim. Emëroi një bust. Askush nuk mund ta kuptoje pse Rama e fyen Vloren dhe vlonjatet duke e rrahur, jo vetëm politikisht Lelin para disa ditësh.

Askush nuk mund te kuptoje pse pasi e rrahu e mban akoma ne detyre bustin Leli.

Askush nuk mund te kuptoje pse drejtuesit socialist vazhdojnë te fyejnë Vlorën.

Ne mbledhjen e fundit te drejtuesve socialiste votuan dhe e detyruan edhe Lelin qe te votoje edhe vet, qe pranë tij te jete një person tjetër Kryetar de facto i Bashkisë.

Kjo foto është nga momenti kur Leli bust kupton qene kryetar do jete një tjetër, por ky do vazhdoje te qëndrojë si bust.

Kujt i duhet ky bust? Vlorës dhe vlonjateve JO. /Opinion.al

Pas