Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kadilli: Për Berishën në PD ka nostalgji, sikurse për Enverin

2022/04/08 at 9:44 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Ish-kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli thotë se Lulzim Basha nuk kishte besueshmëri në Partinë Demokratike, kurse për Sali Berishën demokratët kanë nostalgji, sikurse ka për Enver Hoxhën.

“Braktisja e Bashës ishte lehtë se është njeriu më i pabesueshëm, në thelb nuk është asnjëherë mbështetja e dikujt Amerika që të bën politikan, po besueshmëria për njerëzit e tu dhe nëse nuk je për të tutë, nuk je për ndërkombëtarët. Partneriteti me kolegët e tu, anëtarët, votuesit e tu është ajo që provohesh a je partner. Këtë problem ka patur Basha nuk ka patur besueshmëri në parti për të  se ishte i preferuari i Berishës. Kurse për Berishën ka nostalgji në PD, sikurse ka për Enver Hoxhën, se ka njerëz që e kanë parë jetën përmes Berishës. Demokratë që kanë nostalgji për momentet e lumtura kur Berisha ishte në pushtet”,-tha Kadilli.

Në intervistn për “A2”, Kadilli thotë se basha rrethohej nga njerëz që vinin gjoba, ndërsa Berisha nga njerëz të korruptuar.

“Por këto nuk janë arsye politike, por personale e psikologjike. Në këtë parti ka ose gjobaxhinj që rreshtohen me Bashën dhe të korruptuar që janë me Berishën”,- Kadilli.

Për Kadillin çdokush që duhet të ngrejë PD-në duhet t’u gjejë zgjidhje Berishës, Bashës dhe Alibeajt, duke bërë krahasimin.

“Derisa PD të shkojë të regjistrojë në kryetar tjetër aty figuron Basha në letrat e gjykatës dhe deri sa të zgjidhet një tjetër ai do të jetë. Basha ia ka deleguar Alibeajt. Dhe Berisha që ende nuk e ka marrë mandatin. Çdo zhvillues has telashe me pronarët. Kemi ish-pronarët si Berisha, ata që e përfituan falas si Basha dhe Alibeaj, ai që ka ndërtuar të vetën. Çdo njeri që duhet ta ngrejë PD duhet t’u gjejë zgjidhje këtyre të treve. Nuk mund ta banalizojmë gjënë se kush është kryetari në letër. SHBA është shprehur për Berishën. Dhe ky është realitet”, thekson Kadilli i cili shton se me Berishën është ndarë që para vendimit amerikan, sepse mendon që PD duhet të jetë ndryshe nga ajo që na la Berisha dhe Basha.

“Personalisht kam dhembshuri. Ndarja ime është prej modelit politik dhe kur kërkon të kthehet e zhyt poshtë partinë”.

Ai thekson se është qasur në PD nëpërmjet ideve dhe jo pushtetit, ndërsa Berisha sipas tij është i fortë në numra

Kur ke një strukturë merr një vlerë. Unë kam preferuar që të jenë njerëz që sakrifikojnë për idetë parimet dhe vlerat dhe unë jam dëgjuar. Beteja ime është të dëgjohem deri në fund. Unë nuk imponohem me numra, por me ide. Berisha imponohet me numra. Është i fortë me numra, unë me ide. Beteja  e ideve është më e rëndësishme në këtë çast, se numrat shkojnë pas poleve të pushtetit.

Unë nuk jam qasur nëpërmjet pushtetit, unë i ftoj njerëzit te idetë se me këto ndryshojmë dhe fitojmë të gjithë bashkë”.

Ju sugjerojmë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
Para
Zbardhet agjenda e punimeve të Kongresit të PS-së

Zbardhet agjenda e punimeve të Kongresit të PS-së

Do të kandidojë për postin e kryetarit të PD? Çfarë thotë Belind Këlliçi

Do të kandidojë për postin e kryetarit të PD? Çfarë thotë Belind Këlliçi

SHBA ndalon importin e naftës ruse

Biden për sulmin në stacionin hekurudhor në Ukrainë: Mizori e tmerrshme

TE FUNDIT

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
1 Shkurt, 2026

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin...

Lexo më shumë

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
1 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm në podkastin “Flasim” pohoi se lufta kundër informalitetit në sektorin e ndërtimit po...

Lexo më shumë

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com