Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është shtruar mëngjesin e sotëm në Spitalin Amerikan II që ndodhet përballë QSUT në Tiranë. Burime konfidenciale nga ky spital thanë për Opinion.al se Kadare është në gjendje të mirë dhe jashtë çdo lloj risku për jetën.
80 vjeçari po merr mjekim për prostatën në pavionin e Urologjisë. Sipas burimeve, është kërkuar nga njerëz të afërm që shtrimi i tij në spital të mbahej sekret. Vetëm një staf i ngushtë lejohet ti sherbejë shkrimtarit të njohur. Sakaq janë të kufizuara edhe vizitat e të afërmeve. /Opinion.al