Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kadare në Seul për çmimin Pak Kyong-ni, 2019

2019/10/23 at 5:10 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kadare në Seul për çmimin Pak Kyong-ni, 2019

Shkrimtari 83-vjeçar shqiptar Ismail Kadare tha të mërkurën në Seul të Koresë së Jugut se ishte i lumtur që nderohej me çmimin prestigjioz Pak Kyong-ni për vitin 2019. Çmimi do t’i dorëzohet shkrimtarit më 26 tetor në qytetin Wonju me një ceremoni të veçantë.


Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve jugkoreanë në Qendrën e Shtypit në Seul, Ismail Kadare tha se “Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të izoluara në Evropë, një vend komunist nën diktaturë.”

Por, shtoi ai, Tiranën e ndan vetëm një distancë e shkurtër nga Italia dhe “njerëzit mund ta ndienin ndikimin e botës perëndimore. E megjithatë, ata bënin sikur një ndikim i tillë nuk ekzistonte. Ishte e ndaluar të flisje se sa afër ishte bota perëndimore.”

“Shumica e shkrimtarëve në atë kohë ishin të censuruar nga qeveria. Në Kushtetutë thuhej se nuk mund të shprehje mendimet e tyre nëse ato ishin kundër regjimit. Shumë nga shkrimtarët ishin në situata të rrezikshme dhe disa u burgosën. Jeta ime është e vetëm njëra nga ato mijëra raste,” tha shkrimtari Kadare.

Ai foli për frymën universale të letërsisë dhe tha se edhe në Shqipërinë dikur të izoluar njerëzit megjithatë dinin për Korenë dhe për realitetin e dyfishtë të popullit korean.

Pastaj shkrimtari iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke folur për fituesin e Nobelit në letërsi për vitin 2019, shkrimtarin Peter Handke, i cili u bë objekt debatesh për lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, Ismail Kadare tha se është dakord me mendimin e shumë kritikëve të tjerë. Akademia Suedeze nuk duhet t’ia kishte dhënë çmimin Handkes, tha ai.

“E njoh personalisht Handken dhe kam ngrënë drekë me të disa herë. Mendoj se ekziston një vijë që letërsia nuk duhet ta kalojë, por Handke e kaloi atë. Vrasja nuk duhet të pranohet nën asnjë rrethanë,” tha Kadare.

Ai tha se ka qenë vetë viktimë e censurës dhe shtypjes së qeverisë dhe se kjo mund ta ketë bërë të jetë kaq i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

Çmimi Pak Kyong-ni do t’i dorëzohet Ismail Kadaresë më 26 tetor në qytetin Wonju të provincës Gangwon.

Ky është çmimi i vetëm ndërkombëtar letrar që Koreja e Jugut u jep shkrimtarëve. /Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur
Kronikë

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

5 Qershor, 2026 8:35 am
Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miraton 9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

5 Qershor, 2026 8:25 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Kryesore

Horoskopi, 5 qershor 2026

5 Qershor, 2026 8:24 am
Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
-U tha në Opinion

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

4 Qershor, 2026 11:27 pm
Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin
-U tha në Opinion

Vrasja e policit, gazetarja: Sherri me çobanin e “nxori zbuluar” autorin

4 Qershor, 2026 10:05 pm
Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit
-U tha në Opinion

Protesta e qytetarëve, Blendi Klosi: Tradhti është tërheqja nga projekti i Zvërnecit

4 Qershor, 2026 9:47 pm
Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
Para
Instagram-i do të heqë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike

Instagram-i do të heqë filtrat që promovojnë kirurgjinë plastike

FOTO/ Iu gjetën 39 viktima në kamion, kush është 25-vjeçari i arrestuar

FOTO/ Iu gjetën 39 viktima në kamion, kush është 25-vjeçari i arrestuar

“Bosi i heroinës”, Artan Hoxha tregon lidhjet e Turgut në Shqipëri

“Bosi i heroinës”, Artan Hoxha tregon lidhjet e Turgut në Shqipëri
















TE FUNDIT

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur
5 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhure në aksin Kardhiq – Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës. Dy...

Lexo më shumë

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miraton 9 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë
5 Qershor, 2026

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi të enjten një projektligj për të ofruar ndihmë për Ukrainën dhe për të vendosur sanksione...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 qershor 2026

Horoskopi, 27 korrik 2023
5 Qershor, 2026

DASHI Po hyn në një fazë ku nxitimi nuk është më një aleat i mirë. Sot, do të kuptosh se...

Lexo më shumë

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare

Ka 253 hektarë me letra në Zvërnec, Artur Shehu: Investitorët nuk i njoh fare
4 Qershor, 2026

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku u diskutua projekti në Zvërnec dhe protesta qytetare kundër investimit, Artur Shehu deklaroi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}