Një civil afgan ka mbetur i vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi vetëvrasës në një rrugë pranë aeroportit të Kabulit.
Makina ku gjendej bomba shpërtheu herët mëngjesin e së hënës pranë postbllokut ushtarak të aeroportit, që përdoret nga NATO dhe forcat e koalicionit.
Talebanët morrën përsipër përgjegjësinë e sulmit.
Sulmi vjen një ditë pasi shefi i ushtrisë pakistaneze, Gjeneral Raheel Sharif, vizioti Kabulin për të diskutuar rreth paqes me talebanët.