UASHINGTON – Hilari Klinton, ish-Sekretarja amerikane e Shtetit nuk erdhi në Shqipëri për 100 vjetorin e Pavarësisë në 2012, siç u reklamua nga Qeveria e asaj kohe. Publikimi i pjesës tjetër të e-maileve të Hilari Klinton zbulon arsyen e vërtetë përse ajo vizitoi Shqipërinë.
Këshilltari i saj, Philippe Reines, i këshillon Klinton më 28 qershor 2012 që në pjesën e mbetur të mandatit, të vizitojë disa shtete rastësore, sa për të plotësuar bilancin në krahasim me sekretarët e tjerë të shtetit. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.
Sipas tij, numri i vizitave 110 është një objektiv i arsyeshëm për t’u arritur.
Publikimi i emaileve të reja të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, e ka rivendosur atë në qendër të vëmendjes.