Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka reaguar në lidhje me lajmet e përhapura sëfundmi se ka shkuar në Amerikën Latine për të takuar të shumëkërkuarin e policisë Ervis Martinajn.
Në një postim në Facebook teksa publikon disa nga lajmet e mediave online, Hoxha ironizon komentet duke thënë “çfarë sjell ora nuk sjell moti” duke mohuar diçka të tillë.
Misteri që shoqëron fatin e Ervis Martinaj, i cili para disa javësh u denoncua nga familjarët si i zhdukur ka sjellë komente dhe reagime të ndryshme të opinionit publik.
Postimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:
What fake…..
Çfare nuk ben vaki ne kete vend???!!!
Tani qe u hapen dhe bastet online, 50% me 50% ka vajtur kjo pune
Nuk thote kot populli, “çfare sjell ora, nuk sjell moti”…
Si ka qene ajo batuta e estrades se Fierit:
Partizani, ishte veshur si partizan, qe ta merrnin gjermanet per ballist
Ububuja ç’na gjeti!!!
Hajde mbushi mendjen dynjase qe jam Artan Hoxha dhe nuk jam zhdukur.