Bota

“Ka realizuar ëndrrën e tij”/E krahasoi me Hilterin, shkarkohet ambasadori


               Publikuar në : 21:16 - 10/05/20 |
el ida

Ambasadori i Maltës në Finlandë, Michael Zammit Tabona, u shkarkua nga një postim në rrjetet e tij sociale.

Ai shkroi në “Facebook”, pikërisht në Ditën e Europës, se kancelarja gjermane Angela Merkel ka ngjashmëri me liderin nazist, Adolf Hitler.

“75 vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do ta ndalojë Angela Merkelin? Ajo ka realizuar ëndrrën e Hitlerit për të kontrolluar Europën”, shkroi ai.

Sikurse njofton The Times of Malta, menjëherë pas këtij postimi, Ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo, e ka shkarkuar diplomatin nga detyra.

Ai e ka cilësuar krahasimin tepër të eksagjeruar dhe të pavend, teksa shtoi se deklarata e tij nuk përfaqëson qëndrimin e shtetit të Maltës, pasi Gjermania dhe vecanërisht Merkel, e ka mbështetur vazhdimisht Maltën./Opinion.al

Pas