Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka një skap që po na kap”, Rama mesazh Berishës për akuzat e SPAK?

2023/11/03 at 5:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka një skap që po na kap”, Rama mesazh Berishës për akuzat e SPAK?

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kontrollohet prej tij.

Nga Fieri në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS, Rama tha se drejtësinë e re e solli Amerika dhe se ai nuk mund të ndikojë.

Nëpërmjet ironisë, Rama tha “sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta”.

Pjesë nga fjala e Ramës

Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka  kanë filluar të shkojnë

Këtë luftë që e kemi filluar do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe.

Mbi toka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta.

Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën që për një kohë të gjatë ka qenë në tryezat qysh kur ishim në opozitë ku është diskutuar çështja e drejtësisë. E solla emrin e Fatmirit këtu se ai ka një zakon të vjetër që mban shënime. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po bëjmë me reformën në drejtësi e kemi  nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh për programin e 2013, por e kemi nisur shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS, në 2008.

Ka ardhur në pikën që nuk mban me kjo punë. Jo amerikanët, por gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë. E para sepse nuk është punë e tyre, në kuptimin që nuk angazhohen hajde ta bëjmë këtë. E dyta, besojeni këtë sepse është një nga arsyet themlore për të qenë krenarë për këtë familje politike. Nëse sot pandëeshkueshmëria nuk është  më mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm kjo ndodh sepse ekziston PS. Askush tjetër. As ata që ishin, as ata që duan të jenë. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në DNA e vet sepse që nga viti 1991 në Shqipëria ka pasur dy forca, një forcë që ka shkatërruar dhe një që ka rindërtuar. Kur dalin hoq thonë ne e bëmë golin, por nuk na e quajtën. Pra nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi, por është PS që bëri reformën në drejtësi.

Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
“Pas 5 vitesh Shqipëria do ketë shumë punë”, Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!

“Pas 5 vitesh Shqipëria do ketë shumë punë”, Rama thirrje prindërve: Jepini fëmijëve një zanat!

Rama nga Fieri: Epoka e “kokave” të krimit do të mbyllet pa kthim

Rama nga Fieri: Epoka e “kokave” të krimit do të mbyllet pa kthim

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policët e hetimit

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë, pezullohen dy policët e hetimit

TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com