Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka Një Mesazh Për Ty/ Vëllai i plotëson dëshirën shumëvjeçare motrës

2019/01/20 at 6:53 PM
në -Jetë dhe Stil, ZZinstant
Kohë leximi: 8 min
A A
Ka Një Mesazh Për Ty/ Vëllai i plotëson dëshirën shumëvjeçare motrës

Historia e parë në “Ka një mesazh për ty” te E diela Shqiptare, në Tv Klan, do të na kthejë 40 vite pas. Imagjinoni një vajzë të vogël, e cila ka marrë një vendim të rrezikshëm të arratisej nga vendi i saj. I pranishëm në studion e “Ka një mesazh për ty” ishte Naimi, i cili banon në Prishtinë.


Përpara 40 vitesh, motra e Naimit arratiset nga Kosova drejt Shqipërisë ku u shkollua dhe filloi punë në profesionin e saj. Ishte një amanet që e bëri të rikthehej sërish në vendlindje, por pa e harruar kurrë vendin dhe njerëzit që i hapën dyert. Por sot vëllai ka një mesazh për Ferdezen dhe një surprizë që ajo e ëndërron prej kohësh.

“Fundi i kësaj historie në fillim ishte tragjike, por përfundon me çdo gjë të bukur. Historia fillon në shtatorin e vitit 1970. Kanë kaluar më shumë se 40 vite kur motra ime, një adoleshente, arratiset me një grup shokësh nga Prishtina dhe kalon kufirin më të ruajtur të asaj kohe në Europë. Hetimi prej forcave policore të Jugosllavisë, mund të ndodhte dhe vrasja”.

Ardit Gjebrea: Po pse u arratis motra?

Naimi: Në vitin ‘68, por edhe më vonë Kosova realizoi shumë nga të drejtat e veta politike, dhe juridike, por për rininë kosovare kërkesat ishin në mospërputhje me realitetin. Kërkesat e rinisë rriteshin për të drejta më të mëdha. Shqipëria ofronte të gjitha ato që nuk i ofronte Kosova e atyre viteve.

Ardit Gjebrea: Çfarë nuk ofronte Kosova?

Naimi: Motra studionte në shkollën e mesme për mjekësi dhe shumicën e lëndëve i kryente në gjuhën serbe. Kjo ishte një pakënaqësi e shtuar për rininë kosovarë.

Motra mundi të arratisej nga Gjakova një natë të errët shtatori. Fatmirësisht zona që ajo iku nuk hetohej nga forcat jugosllave, por shumë i gëzuar kur ra në dorë të forcave shqiptare dhe për disa ditë e mbajtën në pikën kufitarë në Bajram Curri.

Ardit Gjebrea: Ku vendoset?

Naimi: Motra kishte dy kërkesa, dëshirën e babait për tu bërë mësuese në Elbasan dhe ata të nënës që donte që ajo të ishte farmaciste. Mbretëroi e dyta, kërkesa e nënës. Motrës i jepet e drejta e shkollimit në shkollën e mesme në Vlorë.

Ardit Gjebrea: Dalim pak te familja, ju e dinit që motra do arratisej?

Naimi: Nëse do na tregonte ne do ta pengonin. Unë kam qenë shumë i vogël dhe nuk e kam përjetuar shumë. Kjo ka qenë një makth i vërtetë për prindërit. Për tre muaj ne nuk e kemi ditur ku është motra dhe ka qenë një shqetësim shumë i madh i prindërve. Më kujtohen sikur sot lutjet e nënës, “Do më mjaftonte vetëm ti gjenim eshtrat, vetëm për t’i qarë”. Mendonim se nuk jetonte më, pasi ishin bërë të gjitha përpjekjet e organeve të policisë së Jugosllavisë që të gjendej. Dhe meqë nuk u gjend, të gjitha dyshimet na çonin që ishte e mbytur. Një ditë nga erdhi në telegram që na e solli postieri i fshatit. E lexoi babai dhe sa ishte një lehtësim, ishte dhe një shqetësim shtesë, pasi shumica e shqiptarëve e dinë që Kosova dhe Serbia kishin marrëdhënie të shkëputura.

Ardit Gjebrea: Të kujtohet kur ju ka ardhur letra e parë?

Naimi: Çdo letër që vinte ishte histori më vete. Asnjëherë nuk mund të lexohej letra e tëra, pa u prishur ngjyra nga lotët e babain, apo tanët që e lexonim. Brezi i sotëm ndoshta nuk e kupton këtë gjë, atëherë një letër zgjaste 10-12 ditë.

Ardit Gjebrea: Kur ka qenë takimi i parë dhe me kë?

Naimi: Në vitin 1974 babai, kërkoi që nëna të vinte në Shqipëri, sepse e dinte që atë nuk do e lejonin struktura policore me kalu. Pas 4 vitesh nëna vjen në Shqipëri përmes pikës kufitare në Han të Hotit dhe ka qëndruar një muaj në Shqipëri. E mirëpritur jo vetëm nga motra, por edhe të gjithë shokët dhe shoqet qe e mbështesnin motrën. Kthimi u bë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit. Babai e luti që të afroheshim më afër dhe kur të vinte motra ta shikonte. Nuk e di arsyen e saktë dhe polici tha që, deri tek trari është mund të afroheni pasi është tokë e jona dhe ju jeni te lirë të shkoni. Por keni parasysh që në pikën e vrojtimit është ushtari i përgatitur që edhe mund të qëllojë, nëse kalohet trau.

Babai porositi nënën që të bëjë më shumë ecejake, që të qëndrojë sa më shumë.  Ishte një moment që është i vështirë të përshkruhet. E kam parë babain që mezi mbahej dhe kur përfundoi proceduara, motra filloi të alivanoset dhe e morën me makinë dhe ikin për në Shkodër.  Shumë gjëra të reja ndodhën në familje, erdhën fëmijë të tjerë. Motra na jepte kurajo. I vendosi emrin vëllait Alban, që kjo ishte e rrallë për ato vite. Motra ndenji në Shqipëri deri në vitin 1979.

Ardit Gjebrea: Pse vendosi të kthehet?

Naimi: Motra ishte shumë e bukur, por meqenëse ajo lëndoi zemrat e prindërve kur u arratis, mendoi që të mos krijonte një lidhje në Shqipëri në mënyrë që të mos i “vriste” prindërit për së dyti dhe pas përfundimit të shkollës donte të kthehej dhe të ndihmonte qytetarët e Kosovës.

Ardit Gjebrea: Me trego pak momentin kur u kthye motra në fshat…

Naimi: Pasi përfundoi studimet në vitin 1977, ajo punoi dy vite si farmaciste në Tiranë, jetonte në konvikt dhe nuk ishte e interesuar të jetonte në Tiranë. Mbrëmë kemi shëtitur në sheshin “Skënderbej” dhe na tregonte, për çdo ditë thoshte: matja sheshin me hapa dhe me këmbë, çdo hap një urim, çdo këmbë një lutje, çdo zemër e rrahur një falenderim. Natyshisht falenderimet për të gjitha ata që kanë ndihmuar motrën.

Dolëm në Hanin e Hotit, për ta pritur. Ishte një situatë tjetër, më e qetë. Trarët nuk e kishin peshën e viteve më parë. Sapo u ndal makina që solli motrën, në ngritëm trarin e Jugosllavisë dhe ajo atë të Shqipërisë. Nuk dihet kush përqafonte ke, lotët rridhnin rrëke. Unë isha në moshën 18 vjeçare dhe kisha përgatitur nj herë një këngë, erdha nga qyteti në fshat”. Motra vjen në katund buzë mbrëmjes dhe vetë njerëzit kishin organizuar një pritje madhështore dhe motra kishte dalë mbi makinë nga malli për ajrin e freskët. Të gjithë e pritën me lule dhe në mënyrë madhështore. Shtëpia e babait u mbajt për disa kohë në vrojtim dhe familja përgjithësisht. Pak ditë më vonë pasi u kyren procedurat administrative nis punën në Farmacinë nr 1 në Prishtinë. Edhe sot është farmaciste falë shtetit shqiptar.

Ardit Gjebrea: Ju sot përse keni ardhur?

Naimi: Jemi pikërisht 40 vjetorin  e riatdhesimin të motrës.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me dokumetat e saj sepse ajo ka jetuar në Shqipëri?

Naimi: Muaj me parë ka aplikuar për tu bërë ligjërisht shtetase e Shqipërisë, sepse emocionalisht është që nga vitet ’70. Kemi shëtitur mbrëmë me motrën në të gjitha vendet që ajo ka shkaur vite më parë. U ndal para postës në qendër dhe tha për çdo ditë e hapja kutinë numër 18 të postës dhe prisja letrën. Unë nga viti ‘72 kur jam rritur pak, i shkruaja dy herë në javë. Të gjitha ndjenjat i kemi konsumuar përmes të shkruarit.

Ardit Gjebrea: Ajo ka pasur disa vështirësi në dokumantacion, për shkak të emrave, mënyrës së të shkruajturit dhe e gjitha kjo ka qenë një procedurë e zgjatur, të cilën ne e kami marrë nga Ministria e Brendshme. Është një certifikatë përmes së cilës motra mund të marrë nënshtetësinë shqiptare. Ata përshpejtuan proceduar dhe motra jote do e marrë sot.

Tea ka shkuar në Prishtinë  dhe i ka dhënë mesazhin zonjës Ferdeze Sadiku, e cila e priti me shumë emocion mesazhin. Zonja Feredez dhe se nuk e kishte idene së kush mund ta kishte thirrur në “Ka një mesazh për ty”.

Ajo tregoi për familjen e saj; bashkëshortin, dy fëmijët një vajzë dhe si një djalë, si dhe tre nipërit.

Më pas zonja Ferdez zbuloi si ishte vëllai i saj ai që kishte bërë surpizën. Ishtë një nga letrat që Naimi i ka shkruar zonjës Ferdez, që u lexua në emision.

Ferdez: Naimi shkruante shumë, por letrat vonoheshin në atë kohë. I thoja, jam mirë me shëndet, mbarova një provim dhe gjëra të tilla. Unë kam kaluar shumë mirë në ato kohë. Ai shtet pati një kujdes shumë të veccantë për mua. Isha vetëm 16 vjeç kur erdha në Shqipërinë dhe ne kosovarët e kemi pasur idhull. Unë ndihem shumë vlonjate dhe kur erdha në Tiranë ndërrova të gjitha djalektin dhe më thoshin, ti je nga Vlora. Kam dobësine e madhe për Vlorën.

Ardit Gjebrea: Ju e keni pasaportën shqiptare?

Ferdez: Jo. Nuk e kam pasaportën. Por unë ndihem vlonjate dhe tiranse. Unë e bëra kërkesën vetëm gojarisht dhe kjo ka ndodhur para 15 viteve. Tani kam bërë një kërkesë, vjet në Maj. Unë në Janar të vitit 1974 e kam marrë nënshtetësinë. Unë kam dëshirë ta kem. Kam viza dhe nuk e kam problem për ato dhe do e kisha dëshirë më shumë ta kisha. Kam punuar, kam shërbyer në Shqipëri.

Naimi: Të kërkoj ndjesë për shqetësimin e këtyre dy- tre ditëve. E kam të vështirë të jap mesazhin zanor, pasi jemi mësuar nëpërmjet letrave, sot kemi rastin që në një televizion, ndër më të mirët në trojet shqiptare, të shmallemi dhe të falenderojmë të gjitha ta që kanë kontribuar për ty. Jam këtu për të rikujtuar që nesër mbushen 40 vite që ti more lejnë për tu riatdhesuar në Kosovë. Ishe inspirimi dhe për ne, udhërrëfyesja më e mirë për ne. Erdha këtu edhe sepse një porosi e babait kishte mbetur pezull. Nuk e pati mundësinë që në mënyrë publike të falënderonte ata njerëz që të kanë ndihmuar ty. Unë sot mora kurajën që porosinë e tij ta çonim tek të gjithë shqiptarët. Mungesën e motrave dhe vëllezërve ta kompensonin shoqet, shokët, pedagogët shqiptarë.

Në studion erdhën dhe dy shoqet e zonjës Ferdez, Mira dhe Vali, ku ajo kalonte festat pasi ishte larg familjes. Lotët dhe përqafimi ishin ato që mbizotëruan gjatë takimit të zonjën Ferdez me shoqet e saj ta shkollës së mesme,. Bashkohet dhe zonja Vitore. Pas 43 vitesh shoqet takohen së bashku.

Më pas Naimi i komunikon zonjës Ferdez se tashme ajo e ka certifikatën që i duhet për të marrë pasaportën shqiptare.

“Që të jesh shqiptare vetëm me ndjenja nuk mjafton, por është dhe kjo është certifikata që të jesh ligjërisht shqiptare…”

Kjo certifikatë do i mundësoje zonjës Ferdez që të marrë shumë shpejt pasaportën shqiptare./tvklan.al

 

Etiketa: e diela shqiptareka nje mesazh per tytv klan


Ju sugjerojmë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit
-Jetë dhe Stil

‘Betejë’ mes Gaforres e Peshores, Meri Shehu parashikon shenjën fituese të 11 majit

5 Maj, 2025 7:08 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 maj 2025

5 Maj, 2025 8:17 am
Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos
-Jetë dhe Stil

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

3 Maj, 2025 7:57 pm
Si ta ndryshoni botën në bazë të shenjës së horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 3 maj 2025

3 Maj, 2025 8:12 am
Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave
-Jetë dhe Stil

Maji pa siguri, por plot me shanse! Yjet fokusohen te zemra dhe paratë e shenjave

2 Maj, 2025 1:28 pm
Para
Foto/ Samsung Galaxy S10 do të vijë në 3 variante

Foto/ Samsung Galaxy S10 do të vijë në 3 variante

Sonte  në “Opinion”, rikthehen në kujtesë ngjarjet e ditës së 21 Janarit 2011

21 Janari/ Familjarët kërkojnë drejtësi: Nuk mjafton shpallja 'Dëshmor'

Ndërron jetë në gjumë burri më i moshuar në botë

Ndërron jetë në gjumë burri më i moshuar në botë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com