Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka Një Mesazh Për Ty”/ Historia prekëse e Adës: Nuk do t’i fal kurrë prindërit që më braktisën

2016/10/30 at 10:34 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Ka Një Mesazh Për Ty”/ Historia prekëse e Adës: Nuk do t’i fal kurrë prindërit që më braktisën

“Ka një Mesazh Për Ty” në “E Diela Shqiptare” vjen me dy histori paralele që nisin 18 vite më parë.


Një çift që dëshironin kaq shumë të kishin një fëmijë dhe nga ana tjetër, një foshnje e braktisur në maternitet.

2

Kjo foshnje e braktisur është Ada, e cila sot është 18 vjeçe. Ajo vjen nga qyteti i Durrësit për të rrëfyer historitë paralele në të cilat u ndërthur fati i saj.

Ada rrëfen se u braktis që në momentet e para të lindjes nga prindërit e saj biologjikë, por fati deshi që ajo të mirëpritej nga dy prindër të mrekullueshëm siç i cilëson ajo, të cilët e birësuan.

“Braktisem që në momentet e para pas lindjes edhe gjendem e pambrojtur dhe një foshnje e pafajshme e vetme atje tek befotrofi i Durrësit. Ndoshta Zoti kishte menduar diçka tjetër për mua, prej 7 vitesh prindërit birësues përpiqeshin që të kishin një fëmijë që të kishte gjakun e tyre, por nuk ja dolën. Zoti kishte menduar që unë të bëhesha pjesë e trungut të tyre familjar. Babi me mamin e bisedonin këtë gjë edhe kishin vendosur që të birësonin një fëmijë. Kishin filluar procedurat që duheheshin bërë që komiteti i birësimeve t’i pranonte, por e kishin nisur këtë rrugë pa miratimin e familjarëve të babit sepse ato kishin thënë që ju nuk do të merrni një fëmijë të birësuar. Ju do të merrni një fëmijë të motrave apo vëllezërve tanë sepse nuk do të ketë gjakun tonë. Filluan dokumentacionet e ndryshme dhe pas 7 muajsh takimesh me prindërit e mi ato pranojnë që t’i bëjnë të lumtur prindërit e mi pas 7 vitesh. Vijnë aty dhe momenti i takimit mes babit edhe meje ka qenë shumë i veçantë, nga sa më tregon mami se unë kam qenë shumë e vogël, isha 8 muajshe kur filluan takimet e para, po kisha filluar të ecja shpejt, isha shumë e shkathët. Mami thotë se ai takim për të ka qenë më i lumturi, sa më kishte parë për herë të parë mes gjithë atyre fëmijëve kishte thënë kjo do jetë bekimi jonë, kjo do të jetë vajza jonë. Edhe unë bëhem pjesë e familjes pas vendimit të komitetit të birësimeve. Kur unë bëj 1 vjeç e gjysmë ata bëjnë një festë familjare dhe thërrasin edhe njerëzit e mamit dhe të babit. Njërëzit e babit nuk e kanë pranuar këtë gjë ende edhe sot. Unë nuk ndiej mbështetje as morale as ekonomike nga ata. ”

22222

Për Adën gjithçka ishin nëna dhe babai i saj, pasi njerëzit nga ana e babait nuk e kishin pranuar, siç edhe nuk e kishin mbështetur në asnjë formë dhe kjo gjë u theksua edhe më tepër kur babai i saj ndërroi jetë kur ajo ishte vetëm 4 vjeç.

“Pas dy vitesh babi sëmuret rëndë me kancer edhe vdes pasi unë mbush 4 vjeç. Mami mbetet e vetme dhe duke qenë se ata s’e mbështesnin, pasi që në fillim ata thanë që nuk do ta marrësh një fëmijë që nuk ka gjakun tonë. Ata madje thanë se edhe ato pak gjëra që ka lënë babi edhe mund t’ua marrim. Por mami ka pasur gjithmonë mbështetjen e njerëzve të saj edhe gjithësesi unë i fal ata sepse është një Zot lart që shikon dhe që bën mirë për të gjithë.

Pas traumës familjare nëna e saj e kishte rritur e vetme me mbështetjen vetëm të dajës së saj invalid, për të cilin Ada është shumë mirënjohëse, pasi sipas saj vetëm njerëzit e nënës e donin dhe e pranonin pavarësisht se ajo nuk kishte lidhje gjaku.

1

“Babi nuk arriti të më gëzonte, të më shikonte kur fillova klasën e parë dhe shumë gjëra të tjera. Mami ishte e papunë, vetëm dajën kishte mbështetje edhe pse me një pension invalidi. Çdo gjë që kam është falë përpjekjeve të mamit dhe të dajës me pensionin e invalidit që ka. Prej 20 vitesh ai nuk ecën dhe me atë pension ka kontribuar. Ata nuk e ndjejnë se unë nuk kam gjakun e tyre, ata më duan më shumë seç duan nipërit dhe mbesat e tjera dhe unë jam shumë krenare për këtë gjë. Unë i vlerësoj shumë për këtë gjë dhe i vizitoj shumë shpesh.”

Lajmin se prindërit që ajo kishte nuk ishin prindërit e saj biologjikë, Ada thotë se e ka mësuar nga nëna e saj.

4

“Ishte muaji Qershor, profesori im kujdestar ka qenë një mbështetje shumë e madhe në shkollën 9-vjeçare, bisedon me mamin dhe i thotë pasi Ada të mbarojë provimet do t’ia themi gjithçka që ajo mos të stresohet. Mami vendos që të dalim të dyja për kafe dhe me thotë shiko, unë kam diçka për të të thënë. Unë thotë jam mami jot birësues edhe unë që shtangem, i them ndoshta e kisha parandjerë pak, ndoshta diferenca e moshës, por jo që unë s’do isha vajza jote, edhe ishte një bisedë mes lotësh. Nga ai moment i premtova se edhe nëse ato do të shfaqen, ato janë të panjohur dhe një i panjohur nuk mund të bëhet kurrë pjesë e jetës time sepse nëse nuk më kanë dashur në fillim, as unë s’do i dua nëse do më kërkojnë një ditë tjetër.”

Në studion e “Ka një mesazh për ty” Ada ka ardhur pikërisht për këtë, me një mesazh të veçantë, pasi ajo ka një peng në zemër.

“Unë prandaj jam këtu sot sepse kam një peng. Mendoj që mami ka frikë se ato do të shfaqen dhe unë do e lë pas dore dhe do e harroj atë. Unë nuk do t’i pranoja në asnjë moment nëse ato shfaqen edhe nuk do e lë mamin pas asnjëherë dhe sakrificat që ka bërë, çdo gjë vetëm për të më rritur mua e vetme.

Askush nuk kishte provuar më parë të ma thonte se isha e birësuar, vetëm një ditë kur shikoja emisionin që kërkonin prindërit që kishin braktisur fëmijët e tyre, shikoj një rast ishte një vajzë që prindërit e kërkonin pas shumë vitesh, ishte 6 Janar, më është ngulitur dhe po shikonim, mami filloi të qante shumë ishte një histori e ngjashme me tonën. Prindërit që e kishin braktisur atë vajzën, ktheheshin për t’i kërkuar falje edhe mami mendonte veten në ato moment se si do të ndjehej nëse do të përballej një ditë me këtë gjë. Edhe i them që unë e kisha menduar pak a shumë, por jo që do të ishte e vërtetë.”

66

Ajo thotë se edhe nëse do të shfaqeshin në jetën e saj prindërit biologjikë, tashmë ajo nuk do pranonte t’i takonte.

“Jo, sepse unë nuk jam diçka kalimtare që ato të shfaqen dhe të zhduken sërish. Ato janë të panjohur për mua. Unë tashmë kam jetën time, jam e lumtur me mamin tim dhe të panjohurit nuk bëhen kurrë pjesë e jetës time nëse unë nuk dua t’i bëj pjesë.”

Zonja Adivie, e mbërritur në “E Diela Shqiptare” pas mesazhit të dërguar nga programi “Ka një mesazh për ty” është shfaqur tepër e emocionuar, por këto emocione nuk kanë njohur limit, kur përballë saj është shfaqur vajza e saj që për të është gjithçka, arsyeja e ekzistencës së saj.

Mes lotësh Ada i ka dhënë edhe mesazhin nënës që e ka rritur me shumë sakrifica dhe me një dashuri të pamasë.

544

 “Nëse me vete mendon nëse prindërit që më kanë braktisur do të shafqen, disa të panjohur s’bëhen pjesë e jetës time, unë nuk do t’i pranoj kurrë ata dhe nuk do të lë kurrë pas dore ty.”

8888

Por surprizat nuk munguan këtu, pasi në fund të programit Adës, e cila pavarësisht jetës së saj të vështirë ishte një vajzë e shkëlqyer në mësime , ju mundësua një bursë studimi nga Universiteti Europian i Tiranës./tvklan.al

Etiketa: braktisjehistoriaka nje mesazh per typrinder


Ju sugjerojmë

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe
Politikë

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe

11 Shtator, 2025 2:02 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

11 Shtator, 2025 1:31 pm
Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
Kryesore

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

11 Shtator, 2025 1:23 pm
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Aktualitet

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

11 Shtator, 2025 1:18 pm
Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja
Aktualitet

Pirro Vëngu rikonfirmohet tek mbrojtja

11 Shtator, 2025 1:13 pm
Rama propozon ndryshimin e Kushtetutës: Numri i deputetëve të ulet në 101
Aktualitet

Delina Ibrahimaj tek ekonomia, Besfort Lamallari tek Ministria e Drejtësisë

11 Shtator, 2025 1:11 pm
Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë
Aktualitet

Evis Sala, Ministrja e re e Shëndetësisë

11 Shtator, 2025 1:03 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

Kumbaro tek Ministria e Arsimit, një emër i ri tek mjedisi

11 Shtator, 2025 1:01 pm
Rama ironi me PD: Kemi më shumë deputetë të rinj, sa çka në total trupa e humbësve
Aktualitet

Spiropali tek Ministria e Jashtme, Gonxhja tek turizmi, rikonfirmohet Petrit Malaj

11 Shtator, 2025 12:57 pm
Albana Koçiu, kush është ministrja e re e Shëndetësisë?
Aktualitet

Albana Koçiu, Ministre e Brendshme

11 Shtator, 2025 12:50 pm
Para
Lonely Planet: Qytetet më të mira për vitin 2017

Lonely Planet: Qytetet më të mira për vitin 2017

Sëmundja e rrallë e vogëlushit, prindërit i veshin rroba kukullash

Sëmundja e rrallë e vogëlushit, prindërit i veshin rroba kukullash

Hamilton triumfon në garën e Meksikës

Hamilton triumfon në garën e Meksikës
















TE FUNDIT

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe

Rama e propozoi për drejtimin e Bashkisë Tiranë/ Manastirliu: Përgjegjësi e madhe
11 Shtator, 2025

“Përgjegjësi shumë e madhe”, e cilësoi Ogerta Manastirliu propozimin e kryesocialistit Edi Rama për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë...

Lexo më shumë

E plotë/ Ky është kabineti “Rama 4”

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialiste. Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që...

Lexo më shumë

Toni Gogu emërohet ministër për Marrëdhënie me Parlamentin

Rama zgjedh Niko Peleshin në krye të Kuvendit
11 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka nisur të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin pas zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Demo dhe Salla, dy ish-kryetarë bashkie në qeveri

Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
11 Shtator, 2025

Dy ish-kryetarë bashkie bëhen pjesë e qeverisë. Andis Salla nga bashkia Cërrik shkon në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com