Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka një mesazh për ty/ “Droga dhe dhuna e vëllait na shkatërroi familjen”

2017/03/05 at 2:58 PM
në Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka një mesazh për ty/ “Droga dhe dhuna e vëllait na shkatërroi familjen”

Dorina ka kaluar një fëmijëri shumë të trishtë për shkak të problemit të vëllait të saj me drogën. Ajo vjen nga qyteti i Lushnjes dhe vazhdon shkollën e lartë në degën e Italishtes në Tiranë. Ajo tregon në studion e “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty” historinë e vëllait të saj, ku në moshën 16 – vjeçare prindërit e kanë çuar në Greqi për të ndjekur një shkollë profesionale, për një të ardhme më të mirë. Por kjo dëshirë e prindërve duket se iu kthye mbrapsh, pasi ai filloi të sillej ndryshe nga zakonisht.


2-11

Dorina tregon më tej se ai vinte shumë shpesh në Shqipëri dhe në xhepat e tij gjeje më shumë para sesa bashkëmoshatarët. Nëse prindërit nuk mund t’ia plotësonin dëshirën ai zgjidhte të mos shkonte më në shkollë. Kjo histori zgjati për vite me rradhë dhe ekonomia e familjes së Dorinës sa vinte dhe shkonte drejt rënies. Në shtëpi punonte vetëm babai duke u marrë me bujqësi në Lushnje. Sjellja jo e këndshme e vëllait arriti deri në atë pikë sa ai filloi të ushtronte dhunë në shtëpi. Kjo gjë u bë e patolerueshme dhe ata vendosën ta denoncojnë këtë rast.

“Ai filloi të ushtrojë dhunë tek ne që në moshën 20- vjeçare. Në atë kohë ne kemi kuptuar se ai ishte përdorues droge. Nga denoncimi që i bëmë bëri disa muaj burg dhe tani jeton në një qytet tjetër, për të nisur një jetë të re. Ai po punon për veten e tij dhe nuk kërkon më para në shtëpi sepse ai u kthye në një forvë shkatëruese për ne dhe për veten e tij. Por drogën ende nuk e ka lënë.”

Në sjelljet që ka bërë vëllai i Dorinës është penduar më pas, por më kot sepse historia përsëritej nga e para. Prindërit janë ata që vuajnë shpirtërisht sjelljet e fëmijëve dhe sigurisht që prindërit e Dorinës çdo ditë e më tepër vuajnë për të, teksa e dinë që ai drogohet.

“Edhe unë ndjej dhimbje dhe do të doja ta ndihmoja në çfarëdolloj mënyre vetëm që ai të lë drogën. I kam folur shumë herë për të mirën e tij, por më kot.”

Dhembshuria e motrës për vëllain është e pashmangshme, por ai i ka bërë zgjedhjet në jetë. Dorina sot kishte vendosur të thërriste mamin në rubrikën “Ka një mesazh për ty” pasi ajo e di shumë mirë që nëna e saj është e dërrmuar nga kjo histori edhe pse hiqet e fortë në syrin e të bijës.

“Unë dua ta shikoj gjithmonë të buzëqeshur. Ajo ka edhe një merak për mua. Dëshiron që unë ta bëj krenare dhe ky është misioni im.”

Mamaja e Dorinës, Donika erdhi në studion e “E Diela Shqiptare” e cila gjithmonë ka pasur dëshirë të ishte aty për të marrë pjesë në rubrikën “Edhe unë këndoj”.

Donika: Më në fund erdha!

Ardit Gjebrea: Pa të shikojmë se kush të ka thirrur se mos është Aleksandër Gjoka dhe kërkon të të këndoj me ty?

Donika: Aq më mirë!

Biseda në studio nis në formën e shakasë, ku Ardit Gjebrea i thotë Donikës se nga ana tjetër e murit është dhëndrri i ardhshëm dhe ka ardhur t’i kërkojë dorën për vajzën. Nga karakteristikat që ka ky dhëndërr imagjinar Donika nuk pranon në asnjë mënyrë që t’ia japë vajzën. Por ajo e dinte që e gjitha ishte një shaka dhe ia ndjente zemra që nga ana tjetër e murit ishte pikërisht vajza e saj e shtrenjtë.

“Mami kam ardhur këtu sot për të të falenderuar për çdo sakrificë që ke bërë për mua dhe dua të më japësh fjalën, që duke filluar që nga sot të të shoh të buzëqeshur dhe jo të të shikoj me lot në sy. Gjithashtu të jap fjalën që do të të bëj krenare, ashtu siç ti dëshiron.”

5-3

Donika përveçse merr mesazhin e bukur nga vajza e saj, plotëson edhe ëndrrën e saj për të kënduar në një skenë bashkë me Ardit Gjebrenë. /tvklan.al

Etiketa: dorinae diela shqiptareka nje mesazh per ty


Ju sugjerojmë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
Kronikë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

12 Tetor, 2025 12:17 pm
Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
Kryesore

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

12 Tetor, 2025 11:21 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
Aktualitet

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

12 Tetor, 2025 10:10 am
Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Kosovë, votojnë qytetarët e 38 komunave

12 Tetor, 2025 10:01 am
Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin
Kryesore

Fitorja ndaj Serbisë, Sylvinho: Fitore për të gjithë kombin

12 Tetor, 2025 12:41 am
Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet
Kryesore

Duka konfirmon Sylvinhon në stolin e Kombëtares: Trajneri fitues nuk ndërrohet

12 Tetor, 2025 12:24 am
Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë
Sport

Humbja ndaj Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

12 Tetor, 2025 12:18 am
Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime
Kryesore

Mposhti Serbinë, Manaj: Goli më i rëndësishëm i jetës sime

12 Tetor, 2025 12:06 am
Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin
Kryesore

Shqipëria “thyen” Serbinë, goli i Manajt na afron me Botërorin

11 Tetor, 2025 10:46 pm
Para
Ju kujtohen Paloma dhe Diego? Shikoni si duken ata sot

Ju kujtohen Paloma dhe Diego? Shikoni si duken ata sot

Rama kalon afër çadrës së opozitës, protestuesit shpërthejnë në sharje

Pas drekës, Rama kalon sërish pranë çadrës, protestuesit e gjuajnë me vezë dhe patate

FotoLajm/ Si ka mundësi që vetëm pema përballë LSI-së ka çelur?

FotoLajm/ Si ka mundësi që vetëm pema përballë LSI-së ka çelur?
















TE FUNDIT

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
12 Tetor, 2025

Dashi Je në një pozicion harmonik me njerëzit dhe mjedisin kudo që je strehuar. Ngjarjet dhe bisedat po rrjedhin mjaft...

Lexo më shumë

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  

Rama ministres së Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen  
12 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ftuar këtë të diel në Podkastin e tij “Flasim”, ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com