Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ka ndodhur me dëshirën e saj”, babai monstër “pendohet” në Gjykatë

2018/09/02 at 1:41 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka ndodhur me dëshirën e saj”, babai monstër “pendohet” në Gjykatë

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg babain monstër, i cili ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij prej 16 vjetësh. 61-vjeçari Q. Nakuçi doli i rrënuar përpara togave të zeza dhe shfaqi një gjysmëpendesë, por nuk vonoi dhe kërkoi të ndante edhe fajin. Kështu, para togave të zeza, Nakuçi pranoi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën që në moshë të re, por më pas, gjithçka, sipas tij, ka ndodhur edhe me dëshirën e vajzës. Prokurorja Elsa Miho kërkoi “arrest me burg” për 61-vjeçarin deri në përfundim të hetimeve. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak edhe të ruajtjes së të dhënave personale të viktimës. Nakuçi ishte i pranishëm në sallën e gjyqit me avokat të caktuar kryesisht. Gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe vendosi “burg” për babain monstër. Tashmë, ai do të qëndrojë prapa hekurave deri në përfundim të hetimeve. Sipas Prokurorisë, vajza është abuzuar sistematikisht nga i ati seksualisht dhe është gjendur prej 16 vjetësh nën presion për të mos treguar. Mirëpo, ka qenë angazhimi i vajzës me një komunitet kishtar, që e ka bërë të flasë sot në moshën 25-vjeçare dhe të denoncojë dhunën seksuale nga i ati. Sipas rrëfimit të vajzës, ajo është detyruar edhe të abortojë, pasi ka mbetur shtatzënë disa vite më parë.


NGJARJA

Sipas informacioneve mësohet se Policia vuri në pranga 61-vjeçarin Q. Nakuçi, pas denoncimit që kanë bërë murgeshat, pas rrëfimit të vajzës. Po ashtu, është marrë për t’u pyetur dhe vajza 25-vjeçare. Sipas hetimeve, nëna e 25-vjeçares ishte divorcuar nga Q. Nakuçi që në vitin 2002 dhe më pas është larguar duke lënë pas vajzën dhe dy fëmijët e tjerë në duart e monstrës. Në atë kohë nis edhe abuzimi seksual me vajzën, që kur ishte 9 vjeçe, gjithmonë sipas denoncimit të saj. Ajo ka rrëfyer gjithçka në komunitetin kishtar ku bënte pjesë. Pas ndarjes, tre fëmijët e tjerë të çiftit, dy vajza dhe një djalë, qëndruan me babain e tyre 45-vjeçar. Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 vjeçe. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Ata ishin në vështirësi ekonomike dhe jetonin në një banesë të vogël me një dhomë në periferi të Tiranës. Babai monstër vinte shpeshherë i dehur në banesë. Prokuroria do të marrë në pyetje në prezencë edhe të psikologut fëmijët e tjerë të familjes për të mësuar më shumë detaje dhe nëse edhe ata kanë qenë në dijeni të faktit penal.

LARGIMI

Vajza, aktualisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në Polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe. Ajo ka treguar se ai e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt. Ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë. Prej disa ditësh, 25-vjeçarja J. N. ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat. Ajo shkonte shpesh aty, për shkak se ishte besimtare, por pavarësisht se i ati kishte abuzuar seksualisht me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por, për shkak të dhunës së vazhdueshme të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël. Vëllai i saj 22-vjeçar jetonte disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por, prej pak ditësh, motra e së dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25-vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

Burimi: Mapo.al

 

Etiketa: babai monstergjykatavajza e perdhunuar


Ju sugjerojmë

Aktualitet

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025 4:59 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq

22 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit

22 Korrik, 2025 4:31 pm
Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu
Aktualitet

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

22 Korrik, 2025 4:07 pm
Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet
Aktualitet

Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

22 Korrik, 2025 3:54 pm
Begaj takim me Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike
Aktualitet

Begaj takim me Albanian Chevening Alumni dhe përfaqësues të Ambasadës Britanike

22 Korrik, 2025 3:29 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Avokatët e Veliajt: Nxjerrja e informacionit në media, taktikë joligjore e SPAK

22 Korrik, 2025 3:17 pm
50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë
Aktualitet

50 milionë euro financim nga BE-ja për Shqipërinë në energjitikë

22 Korrik, 2025 2:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK zhvillon fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së

22 Korrik, 2025 2:39 pm
Parku Fotovoltaik në Belsh/Balluku:Do ofrojë energji elektrike për 50 mijë qytetarë!
Aktualitet

Parku Fotovoltaik në Belsh/Balluku:Do ofrojë energji elektrike për 50 mijë qytetarë!

22 Korrik, 2025 2:20 pm
Para
Vrasja e Fatbardh Licit, flet vëllai: Shteti bashkëpunon me bandat, morën nga ngujimi 15 vjeçarin për vrasjen e biznesmenit

Vrasja e Fatbardh Licit, flet vëllai: Shteti bashkëpunon me bandat, morën nga ngujimi 15 vjeçarin për vrasjen e biznesmenit

Shqiptarët protestë në Suedi, kërkojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit

Shqiptarët protestë në Suedi, kërkojnë dorëheqjen e Hashim Thaçit

Pedagogët pa rroga, deputeti Boçi: Qëllimi, shndërrimi i trupës akademike pa mendim dhe zë

Deputeti i PD denoncon skandalin: Mësuesit punojnë në të zezë, nuk u paguhen sigurimet
















TE FUNDIT

Shkeljet me tenderat e UBT-së, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

22 Korrik, 2025

SPAK ka dërguar për gjykim 29 persona nga Universiteti Bujqësor të Tiranës, të akuzuar për shkelje në 9 tenderë publikë...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq

Përfshihet nga flakët e zjarrit pylli i fshatit Leminot në Maliq
22 Korrik, 2025

Pylli i fshatit Leminot në bashkinë e Maliqit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Sipas informacioneve të para, zjarri...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit

Lirimi i hapësirave publike, sekuestrohen 78 çadra në plazhin e Gjirit të Lalzit
22 Korrik, 2025

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Sipas njoftimit të policisë, aksioni...

Lexo më shumë

Autoritetet spitalore: 21 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë

Autoritetet spitalore: 21 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gazë
22 Korrik, 2025

Kreu i spitalit Al-Shifa në Qytetin e Gazës tha se 21 fëmijë kanë vdekur në mbarë territorin palestinez në tre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com