Një bashkëshort i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Tiranë për të kallëzuar se bashkëshortja e tij, L.H., 30-vjeçe është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçarja është larguar më datën 12 dhjetor. I riu ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
“Me datë 14.12.2021, shtetasi E. T., ka kallëzuar se me datë 11.12.2021 është larguar dhe nuk është kthyer në banesë, bashkëshortja e tij, shtetasja L. H., 30 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.