Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka humbur 2 djemtë, nëna:Kanë vdekur në një orë,në një datë e në një moshë

2021/07/02 at 3:04 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ka humbur 2 djemtë, nëna:Kanë vdekur në një orë,në një datë e në një moshë

E ftuar në emisionin “Historia ime”, në Tv Klan, ka qenë Hana Gjella 75 vjeç, nga Tirana. Kur ishte 16 vjeçe, u martua me një djalë që kishte njohur dhe dashuruar në shkollë, me të cilin solli në jetë 3 fëmijë dhe janë bashkë ende sot që ai është 81 vjeç.

Pa mbushur ende të shtatëmbëdhjetat u bë nënë për herë të parë, solli në jetë një djalë shtatanik, që peshonte 1 kg e 200 gr. Më vonë patën edhe 4 fëmijë të tjerë, 2 djem dhe tre vajza.

Hana ka punuar gjithë jetën në Bibliotekën e Universitetit të Tiranës, derisa doli në pension. Për rreth 12 vite ka qenë korriere e librave që vinin nga jashtë, kushtonin shumë dhe duhej një person i besuar dhe i autorizuar që t’i shpërndante, e cila ishte Hana. Më vonë ka qenë sistemuese dhe mirëmbajtëse në bibliotekë.

Bashkëshorti i Hanës ka punuar si saldator dhe prej punës i është dëmtuar shikimi, dhe prej thuajse 15 vitesh është i verbër. Të dy djemtë e Hanës kanë ndërruar jetë.

I pari, i madhi, vdiq kur ishte 40 vjeç. Pësoi trombozë, nuk i punonin më duart dhe gjendja u përkeqësua derisa humbi jetën. Hana dhe familja e saj jetonin në një dhomë që ju kishte lënë vjehrri dhe vjehrra e saj, por me shpresën për të shëruar djalin, e shitën dhomën, dhe e çuan djalin në Francë, Greqi dhe Itali, por ai nuk kishte shpëtim dhe nuk ia doli dot.

Hana: Iku pa u ndjerë, nuk thoshte dot as që po ikën. I thashë që këtë divanin do të ta jap ty kur të shkosh tek shtëpia dhe më tha unë i kam më të mira. I thashë po mirë ta fal nëna këtë se ti ke fjetur këtu dhe duke më parë kështu, shoh që ai nuk lëvizi më.

Para dy vitesh, dhimbja e Hanës u dyfishua. Ndërroi jetë dhe djali i dytë i Hanës, në moshën 39-vjeçare, pasi kishte probleme me cerozën në mëlçi. Nëna tregon se humbja e djalit të dytë ndodhi në të njëjtën orë që vdiq dhe djali i parë, në të njëjtën datë dhe në të njëjtën moshë.

Të dy djemtë ishin të martuar dhe lanë pas nga një djalë. Pra, Hana ka dy nipër. Vajza e vetme e Hanës, tashmë është 50 vjeçe, e divorcuar. Ka një gocë e cila është e martuar në Itali.

Hana vetë gjithashtu ka pësuar një infarkt nga problemet dhe humbjet e djemve. Tani jetojnë të tre, Hana, vajza dhe bashkëshorti i Hanës.

Pasi e shitën shtëpinë, blenë 10 milion Lekë një tip bodrumi, poshtë një pallati tek bulevardi Zogu i Parë. Por, problemet nuk do të mbeteshin me kaq për këtë familje. Edhe vajza e Hanës pati probleme shëndetësore të mëdha.

Edhe ajo pësoi trombozë në zemër. Iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, ku vendosi një valvul, falë të cilës shpëtoi të mbijetonte, dhe pse sot ende ka statusin e invalides prej këtij problemi.

Shtëpinë përdhese që ka qenë bodrum i pallatit, Hana e ka shndërruar në një shtëpi të vogël, ku ka mundur të sajojë një dhomë dhe një kuzhinë. Por dritaren e vetme që dhoma kishte ua kanë izoluar.

Apartamenti sipër Hanës është marrë me qira nga një notere e cila i ka izoluar me pa të drejtë dritaren e vetme që shtëpia e Hanës ka.

Në kohën kur po ndërtohej bulevardi Zogu i parë, deri para një muaji, shtëpia e Hanës u përjashtua nga sistemi. Hana pretendon se ka dokumentet dhe filmimet e nevojshme për padrejtësinë që i është bërë, por nuk ka kushte ekonomike për ta ndjekur ligjërisht këtë çështje. /tvklan.al

Etiketa: 2 djemveHana Gjellavdekja

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Reforma në drejtësi, Kim: Të mos shtiremi por ta bëjmë reale

"SHBA i dhuron BKH mbi100 mijë dollarë për...",Kim:Mbështetje për hetuesit

Plane për fundjavën? Zonat ku pritet të ketë reshje shiu

Plane për fundjavën? Zonat ku pritet të ketë reshje shiu

COVID-19/ Shtatë viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosovë/ 2 viktima dhe 17 raste të reja me koronavirus

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com