Mëngjesin e sotëm është dhunuar, nga persona ende të paidentifikuar, avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.
Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ku mësohet se avokati ka marrë fraktura në kokë dhe është me koshiencë të ulët.
Mëngjesi i është nënshtruar ekzaminimeve dhe po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha.
Autorët e kësaj ngjarjeje nuk janë identifikuar ende. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të kapur autorët dhe për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.