Sport

Juventusi u eliminua, Allegri zbulon të ardhmen e tij


               Publikuar në : 09:06 - 17/04/19 |
b.f

Megjithëse konsiderohej ndër ekipet pretendente për të fituar Champions League, Juventusi “ra” mbrëmjen e djeshme përballë Ajaksit, duke u mundur 2-1 në Torino.

Por a do të vazhdojë Allegri në krye të stolit torinez? Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ai ka lënë të kuptohet se do të rinovojë kontratën me bardhezinjtë.

“Ditën e diel i kisha thënë presidentin vendimin tim për të vijuar eksperiencën me Juventusin, pavarësisht rezultati të sotëm. Këto ditë do të ulemi për të diskutuar për skuadrën e sezonit të ardhshëm”, ka thënë Allegri.

Në vazhdim, trajneri i Juventusit ka vlerësuar Ajaksin, duke thënë se bëri një “futboll të jashtëzakonshëm”.

“Ajaksi ka merituar kalimin e turnit, pasi bëri një futboll të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Ne luajtëm mirë 45 minutat e para, por pësuam një gol mjaftueshëm rastësor dhe më pas në pjesën e dytë na mungoi kurajoja për të synuar përmbysjen”, tha Allegri./Opinion.al

Pas