Pas fitores së titullit kampion në Seria A dhe Kupës së Italisë, Juventusi ka mbetur ekipi i vetëm në Europë që mund të kompletojë të shumëdëshiruarën “tripletë”. Kjo realizohet nëse bardhezinjtë e drejtuar nga Masimilliano Allegri fitojnë sonte në Cardiff, mundin Real Madridin në finalen e Ligës së Kampioneve. Po ta mbyllte sezonin me tre trofe të mëdhenj, Juventusi do t’u bashkangjitej tetë klubeve të tjera, që e kanë provuar më parë këtë kënaqësi të pamatë në historinë e futbollit europian. Më poshtë, përmes fotove, po ju njohim me skuadrat dhe vitet kur ato kanë bërë “tripletë”: