Sport

Juventusi humb kapitenin, Chiellini të paktën 6 muaj jashtë fushës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 31/08/19 |
Al Do

Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini do të qëndrojë për disa muaj jashtë fushës së futbollit pasi u dëmtua në seancën stërvitore të së premtes.

Mbrojtësi mësohet se ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit të djathtë dhe do të duhet të operohet. Ky është një nga dëmtimet më të rënda nga të cilat futbollistët rrezikohen më shumë. Faza e rikuperimit pritet të jetë e pakta 6 muaj.

Reagime të shumta kanë ardhur nga shokët e skuadrës për kapitenin duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë. Mungesa e tij mesa duket do ti hapë vendin mbrojtësit të sapo blerë De Ligt i cili shkëlqeu me Ajaksin sezonin e kaluar. /Opinion.al

Pas