Sport

Juventus zgjedh presidentin e ri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:49 - 29/11/22 |
Opi Nion

Pas dorëheqjes në grup të këshillit drejtues të Juventusit, një ditë më parë, Exor, kompania e familjes Agnelli që drejton Juventusin njofton se presidenti i ri i klubit do të jetë Gianluca Ferrero.

Sipas komunikatës zyrtare të Exor, ekonomisti Ferrero ka njohuritë e nevojshme dhe pasionin për të drejtuar klubin bardhezi.

Gianluca Ferrero ka lindur në vitin 1963 në Torino dhe konsiderohet si një ndër njerëzit e besuar të John Elkann. Ai është diplomuar në vitin 1988 për Ekonomi dhe Biznes dhe është anëtar i disa kompanive të njohura, si dhe zv.presidenti i këshillit administrativ të Bankës së Piemontes.

Mbrëmjen e së hënës, presidenti Andrea Agnelli, pjesë e familjes që zotëron klubin më të suksesshëm italian prej një shekulli, dha dorëheqjen së bashku me të gjithë bordin drejtues.

Me Angnellin u dorëhoqën ndër të tjerët edhe zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe administratori Maurizio Arrivabene.

Rezultatet e dobëta të sezonit të fundit, por edhe më shumë hetimet nga Prokurorisë së Torinos për evazion fiskal dhe bilancet e fryra, kanë qenë disa nga arsyet kryesore të këtij vendimi.

Me Andrea Agnellin, Juventusi ka fituar 9 kampionate radhazi, një rekord për Serinë A.

Pas