Juventus do të pres sot në shtëpi Romën, ndeshje nga e cila do të fati i kampionatit italian. Takimi i sot është shumë i rëndësishëm për “zonjën e vjetër” pasi për momentin ndodhte në kryer të klasifikimit të Seria me vetëm 4 pikë diferencë nga Roma që gjendet në vendin e dytë.
Mendohet se trajneri i Juventusit ndeshjen e sotme do e filloj me mbrojtësin Mehdi Benatia në vend të Daniele Rugani, ndërsa për pjesën e sulmit me shumë mundësi Paulo Dybala do e nis takimin nga stoli. Mario Mandzukic dhe Gonzalo Higuain do të përbëjnë dyshen e sulmit.
Max Allegri mendohet se do të hedh në fushë një formacion 4-3-1-2/
Tek Roma, ylli egjiptian Mohammed Salah do të luaj në krah të Diego Perotti-t dhe Edin Dzeko.
Më poshtë mund të shihni formacionet e mundshme të dy skuadrave.
JUVENTUS – Buffon; Lichtsteiner, Rugani/Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Sturaro; Pjanic; Mandzukic/Dybala, Higuain.
Të dëmtuar: Mandragora, Pjaca, Dani Alves, Bonucci
ROMA – Szczesny; Rudiger, Manolas, Fazio, Emerson; De Rossi, Strootman; Perotti, Nainggolan, Salah/El Shaaraey; Dzeko.
I dëmtuar: Florenzi.
Juventus-Roma luhet sot në orën 20:45.