Sport

Juventus mposht Romën, kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë


               Publikuar në : 23:04 - 22/01/20 |
Opi Nion

Juventus ka mposhtur Romën me rezultatin 3-1, duke u bërë gjysmëfinalistja e dytë e Kupës së Italisë.

Ronaldo nuk zhgënjeu dhe këtë ndeshje cili hapi rrugë fitores së bardhezinjve, duke realizuar golin e parë në minutën e 26, ndërsa 12 minuta më pas Bentacur realizoi golin e dytë.

Por nuk ishte mbyllur këtu kjo pjesë, pasi Bonucci realizoi edhe golin e tretë në minutat e shtesës së kësaj pjese.

Në pjesën e dytë, Roma u zgjua, por nuk mundi të realizonte më shumë se një dhe e mbylli këtu aventurën në Kupë. Juventusi do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Milan-Torino./ Opinion.al

Pas