Juventus ka fituar 4-0 derbin kundër Torino-s dhe ka kapur Napoli-n në vendin e parë të renditjes. Të dyja skuadrat janë në kuotën e 18 pikëve pas gjashtë javëve të para të kampionatit. Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” ka qenë e luftuar deri në minutën e 16-të, momenti kur Dybala ka zhbllokuar ndeshjen me një goditje të zgjuar me të majtën. Shpresat e Torino-s janë shuar përfundimisht në minutën e 24-t, kur Baselli ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe ka lënë me dhjetë lojtarë ekipin e tij.
Siç mund të imagjinohet, sfida është dominuar nga Juventus në minutat në vazhdim, me lojtarët e Massimiliano Allegri-t që kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 40-të të pjesës së parë me Pjanic. Goli i tretë i vendasve ka ardhur në minutën e 57-të dhe është shënuar nga Alex Sandro. Në minutat e e fundit të ndeshjes ka ardhur edhe goli i dytë personal i Dybala dhe i katërti për Juventus.
Ndërkohë, ka shkaktuar zhurmë lënia në stol e Gonzalo Higuain që nga minuta e parë. Sipas shtypit italian, nuk dihet me siguri nëse kjo zgjedhje e Allegri-t ka ardhur për shkak të një shqetësimi fizik të sulmuesit argjentinas para ndeshjes apo për shkak të formës jo të mirë që po kalon ai. Aktivizimi i tij në minutën e 80-të në vend të Manduzkic tregon se zgjedhja e trajnerit ka qenë teknike. /Telesport
Super Goal Alex Sandro 3 – 0 JUVENTUS 3 – 0… by MixxiTV1