InstaBIZ

Justin dhe Hailey më në fund caktojnë datën e dasmës


               Publikuar në : 15:40 - 22/08/19 |
xhu lia

Tashmë çifti i showbizit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin e kanë caktuar datën se kur do të zhvillojnë ceremoninë e dytë të martesës.

Dasma do të zhvillohet me 30 shtator në Karolinën e Jugut. Çifti ka nisur të shpërndajë ftesat tek miqtë e të afërmit.

“TMZ” ka arritur ta sigurojë dhe të publikojë një nga ftesat e dasmës së çiftit, e cila duket mjaft e veçantë, e konceptuar në formën e një libri komik.

“Jemi të nderuar t’ju kemi pranë në këtë ditë speciale”,-shkruhej në ftesë.

Gjithashtu mësohet se asnjëri nga të dy nuk ka lidhje me Karolinën e Jugut duke qenë se Justin ka origjinë kanadeze dhe Hailey nga New York-u dhe e kanë zgjedhur këtë vend vetëm sepse u pëlqen./Opinion.al/

Pas