InstaBIZ

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin vendosin më në fund kur do të martohen


               Publikuar në : 15:42 - 19/08/19 |
xhu lia

Kanë qenë gjatë gjithë kësaj periudhe në qendër të vëmendjes për lidhjen, ulje-ngritjet mes tyre dhe gjithashtu edhe për arritjet në karrierë.

Gjithashtu çifti i njohur i showbizit Hailey Baldwin dhe Justin Bieber janë komentuar edhe realizimin e dasmës së tyre, datë të cilën e kanë shtyrë plot 3 herë.

Por sipas “TMZ” çifti ka vendosur që më në fund të organizojnë një festë të madhe në muajin shtator afër përvjetorit të parë të martesës.

Sipas kësaj media të huaj ftesat e dasmës do të shpërndahen javën tjetër, por Justin dhe Hailey nuk kanë caktuar ende një datë përfundimtare.

Burimet pranë tyre kanë thënë se nuk dihet as vendi ku do të mbahet dasma dhe sa të ftuar do të ketë në të.

Ndonëse shpesh janë diskutuar për probleme në marrëdhënien e tyre me këtë lajm modelja e njohur dhe këngëtari konfirmojnë se lidhja e tyre po ecën më së miri./Opinion.al/

Pas