Edicioni i dytë i spektaklit “Dance with Me”, i cili pritet të startojë së shpejti në ekranin e televizionit Klan, ka rezervuar për publikun shumë surpriza. Juria e cila është pika kyçe e këtij show vallëzimi, pritet që këtë vit të ketë ndryshime, jo në numër por në persona. Në vend të balerinit, Ilir Avdyli këtë vit në panelin e jurisë, do të shohim një tjetër balerin dhe ai është koreografi i Tv Klan, Albi Nako, ndërkohë që dyshja tjetër Robert Aliaj dhe Valbona Selimllari, do të vazhdojnë të jenë në pjesë e Trupës Gjykuese të “Dance with Me”.