Kryesore

Juncker: Të zhvillohen zgjedhjet, ose do shtyjmë integrimin e Shqipërisë


               Publikuar në : 20:05 - 11/06/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtues të lartë të BE.

Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me presidentin e KE, Jean-Claude Juncker. Gjatë kësaj konference, Juncker ka folur dhe për vendimin e shtyrjeve të zgjedhje lokale në Shqipëri. Ai tha se popullin nuk mund të ndalohet të votojë dhe se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 30 qershor.

Ai tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen, në të kundërtën kjo gjë do të ndikonte në perspektivën e integrimit të Shqipërisë.

“Për Komisionin Europian Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE hapjen e negociatave. Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave. Shqipëria ka plotësuar kërkesat, pro nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit ët Këshillit të BE Shqipëria do të vijojë me reformat. Progresi i bërë sa i përket luftës kundër kanabisit është një shembull rëndësia e unitetit politiki, të gjitha partitë politkie në vend duhet të angazhohet. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike. Mendoj se këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin prespektivën europiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”, tha Juncker.

Nga ana e tij, Rama falenderoi Juncker “për qëndrimin mjaft të qartë për situatën në Shqipëri, zgjedhjet duhet të zhvillohen në kohë dhe askush nuk duhet të pengohet të marrë pjesë.

Ndërsa pyetjeve në lidhje me Presidentin Meta, Rama refuzoi t’u përgjigjet duke theksuar se “kemi kohë të flasim kur të kthehem në Shqipëri.”/ Opinion.al

Pas