Bota

Julia Tymoshenko: Mbyllni qiellin mbi Ukrainën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:38 - 06/03/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko u ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të “mbyllin qiellin” mbi Ukrainën në një intervistë për BBC.

Ajo tha se Ukraina “vlerësoi sanksionet e ashpra” të vendosura ndaj Rusisë që nga fillimi i pushtimit, por tha se Ukraina kërkon “ndihmë serioze” të mëtejshme.

“Ndihmë është duke mbyllur qiellin mbi Ukrainë,”-tha ajo.

Kur u pyet nëse ishte dakord që kërkesa nga NATO për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të përshkallëzonte situatën, siç kanë argumentuar fuqitë e NATO-s, ajo tha se “nuk ka nevojë të marrë lejen e NATO-s” dhe këmbënguli se kjo mund të bëhet përmes koalicioneve të vendet përreth Ukrainës.

Ajo gjithashtu kërkoi që trupat paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dërgohen në Ukrainë dhe të vihen në dispozicion sistemet më të fundit kundërajrore./Opinion.al

Pas