Julian Dedën e kemi parë prej vitesh në skenë, nga ku i ka dhuruar shumë batuta publikut. Ai e ka fituar me meritë një vend në listën e aktorëve më të mirë shqiptarë të humorit.
Por së fundmi ai ishte ftuar në emisionin “Thumb” dhe sigurisht që nuk mund të ngacmohej nga moderatoret. Ato e pyetën, nëse e kanë thyer rekordin e Ermalit për audiencë?
“Ne nuk i nxjerrim statistikat e audiencës. Nëse do të t’i tregoj, i kam. Ne nuk e bëjmë, sepse më duket një luftë kot kjo çështja e audiencës.”, – është shprehur Juli.
“Ju nuk ju shohin jashtë Shqipërisë siç shohin Luanën për shembull, që thotë kam një audiencë nga të gjithë kontinentet. ”,- ka thënë Aulona.
“Nuk më rezulton kështu, por megjithatë ajo ka mendimin e vet.”, – është përgjigjur Juli.