Ndeshja e 24 marsit mes përfaqësueses italianë dhe kombëtares shqiptare, nuk është e rëndësishme vetëm për tifozët kuqezi. Atë ditë portieri legjendat Ginaluigi Buffon do të luajë ndeshjen e 1000-të të karrierës së tij. Për këtë arsye, një portë që nuk pëson gola, kthehet në festë të dyfishtë për gardianin italian.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Pasi u shndërrua në një legjendë për Juventusin duke u bërë futbollisti që ka luajtur më shumë minuta si bardhezi, ai do të bëhet futbollisti i dytë në historinë futbollit italian që arrin kuotën e 1000 ndeshjeve me klubin dhe kombëtaren.
Këtu llogariten vetëm ndeshje miqësore dhe zyrtare me klubin e kombëtaren A, nuk llogariten ndeshjet me kombëtaret e moshave.
I pari futbollist italian që e ka arritur këtë shifër madhështore ka qenë mbrojtësi Paolo Maldini, i cili gjatë karrierës së tij regjistroi plot 1028 paraqitje.
Buffon pritet ta thyej edhe këtë rekord të Maldinit, pasi deri në fund të këtij edicioni ka dhe shumë ndeshje.