Jo vetëm në Kuvendin e Shqipërisë, edhe në seancën e mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka patur debate dhe përplasje të forta.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka sharë me r*btë në Kuvend.
“A robt ja q***a”, dëgjohet Tahiri duke thënë teksa godet tavolinën.
E gjithë situata ndodhi pasi deputetët e PDK-së e kanë ndërprerë fjalën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila ka dhënë qëndrimin e saj për ambasadorin e Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj dhe u deklarua lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë.