Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është larguar drejt ShBA për tu bërë pjesë e tregut ndërkombëtar, ndërkohë që është tepër aktive në rrjete sociale.
Duket se ylli i hitit ‘Bodak Yellow’ ka marrë vëmendjen e Dafinës. Në një postim në Instagram, shqiptarja publikoi fotografinë e reperes Cardi B me mbishkrimin: “Motra ime e humbur!”
Kështu Dafina Zeqiri na tregoi se i pëlqen këngët e amerikanes, që ka patur sukses të madh gjatë vitit 2017. Kujtojmë se para pak ditësh, Cardi B solli albumin e saj të parë si dhe bëri publik faktin që është në pritje të një foshnje me partnerin Offset.