Por sikur të të thonin që të jesh e këndshme dhe me humor është më e dëshirueshme te seksi tjetër? Mund të mos duket sikur me këtë, bëhesh “sexy” në atë kohë, por humori është pabesueshmërisht ngacmues dhe studimet shkencore e mbështesin gjithashtu këtë përfundim. Një studim në këtë fushë ka vërtetuar që grave meshkujt me humor iu duken seksi sepse është shenjë e inteligjencës. Ka një lajm të mirë për gjithë burrat pa humor kudo që janë, që na shpie në këshillën tjetër…
Je një person që të pëlqen të përshtatesh, apo të pëlqen të jesh e ndryshme dhe krenare për ekscentrizmin tënd? Sipas një studimi të drejtuar nga psikologu Matthew Hornsey nga Universiteti i Queensland, si burrat dhe gratë preferojnë “partnerë romantikë jokonformistë”. Ky studim bie në kontradiktë me “idenë e përgjithshme që burrat preferojnë gra që binden, modeste, të nënshtruara dhe që bien dakord me gjithçka”. Kështu që vazhdo të ecësh me hapat e daulles tënde, sepse je shumë seksi kështu.
Dihet që grave, meshkujt me humor iu duken më tërheqës, por sipas një studimi të Universitetit të British Columbia-s, shkencëtarët i kanë nxjerrë “djemtë e lumtur më pak tërheqës sesa ata që dinë të sillen ose të djemtë e ndjeshëm”. Pjesëmarrëset femra në eksperiment, i klasifikuan dukshëm imazhet e burrave të qeshur dhe të lumtur si më pak tërheqës dhe preferuan ata që dukeshin “krenarë dhe të fuqishëm, ose pak të trishtuar dhe të ndrojtur”. Mirë, kjo na ndihmonë të spjegojmë sharmin universal të “djalit të keq” dhe pse femrat tërhiqen nga të trishtuarit James Dean-at dhe Edward Cullens-at e botës, por para se të flasësh për këtë studim, duhet të kesh parasysh që ky studim është bazuar në “përshtypjen e parë që kanë bërë imazhet te seksi tjetër”, thotë Alec Beall, i diplomuar për psikologji në UBC dhe një nga autorët e studimit. “Ne nuk i pyetëm pjesëmarrësit nëse këto tipare do ta bënin një të dashur apo bashkëshorte të mirë, ne donim reagimin e tyre instinktiv mbi tërheqjen seksuale.”
Të kesh kurajo do të thotë të kesh “aftësinë të bësh diçka që të tremb” dhe dëshirën për t’u përballur me pasigurinë. Kjo nuk është e thjeshtë, por ky emocion i fuqishëm mund të të bëjë më sexy. Specialisti i markave dhe profesor i USC Jeetendr Sehdev ka pyetur 10,000 burra dhe gra nga Azia dhe Australia se çfarë e bën dikë sexy. Rezultatet, e publikuara në revistën Glamour, nxirrnin që 75 % të përgjigjdhënësve mendonin që “kurajoja kishte më shumë rëndësi sesa vetëbesimi” sepse ajo “shfaqte defektet e dikujt në një dritë pozitive duke i bërë ata më të afërt.”