Një incident ka ndodhur ditën e sotme me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Teksa do të mbante fjalën e saj në Samitin Evropian të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Bruksel, një person e ka sulmuar atë, duke i thënë se “Ju jeni kriminele”, raporton “Associated Press”.
Siç shihet edhe nga pamjet, Presidentja e KE qëndron e qetë dhe dëgjon qytetarin, i cili më pas është larguar nga rojet e sigurisë.
“Zonja von der Leyen, jeni e arrestuar nga një qytetar. Ju akuzoheni për ndihmë për gjenocidin në Gaza. Ju keni shprehur mbështetje totale për Izraelin që në fillim të këtij gjenocidi. Gjaku i fëmijëve palestinezë është në duart tuaja. Ju jeni një kriminele zonja von der Leyen. Ju duhet të jeni në Hagë dhe nuk duhet të jeni këtu. Ju jeni kriminele. Liri për Palestinën”, ka thënë qytetari.
Ursula von der Leyen was briefly interrupted by a pro-Palestinian protester when she was about to give a speech in Brussels.
The protester said von der Leyen was under a "citizen's arrest" for aiding a "genocide" in Gaza and said she had blood on her hands for expressing support… pic.twitter.com/cC8a5rb9Us
— TRT World (@trtworld) April 17, 2024
Videoja e incidentit është hequr nga faqja e internetit e Komisionit Evropian.