Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ju braktisni shtëpitë…” Qytetarja prej 20 vitesh në Itali, faturohet 1 mln Lekë

2024/05/24 at 9:25 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ju braktisni shtëpitë…” Qytetarja prej 20 vitesh në Itali, faturohet 1 mln Lekë

“Stop” ishte në Elbasan në lagjen “Çlirimi” për një problem të zonjës Olimbi Çipi, e cila prej 20 vitesh jeton në Itali.

Në vitin 2011 Olimbia mbylli matësin dhe kontratën e energjisë elektrike, por pas disa vitesh, zbulon, se ishte debitore me 1 milionë lekë të vjetra për taksën e shërbimit.

“Kam një apartament në katin e dytë. Kjo është banesa ime. Në vitin 2004 u largova në Itali. Në vitin 2011 vendosa ta mbyll kontratën me energjinë elektrike dhe ujin. Këtu kam pagesën e fundit që kam bërë para se të mbyllja kontratën. Bëra kërkesën dhe më 31 Maj 2011 vijnë punëtorët e më heqin sahatin. Nuk figuroj me matës në shtëpi, nuk figuroj me energji elektrike, nuk figuroj me kontratë, por figuroj me debi karshi elektrikut gati 1 mijë Euro për të paguar. Janë këto faturimet, 3400 lekëshe mujore, kjo taksë”, tha ajo.

Në OSHEE-në e Elbasanit i thonë se është në rregull me letra, por në sistem rezulton debitore.

Olimbia thotë se e bëjnë dhe fajtore, duke i thënë, se pasi bëri të gjithë procedurën, duhet të kishte verifikuar, nëse ishte mbyllur kontrata.

“Shtëpinë po e rregulloj që ta kemi për ditë pleqnie se jemi në prag pensioni. Nuk hyjmë dot brenda, nuk kemi energji elektrike. Kur vete te OSHEE mbi të gjitha më bëjnë edhe fajtore se e keni fajin ju shqiptarët që ikni në emigracion dhe i lini shtëpitë e braktisura e nuk e dini çfarë ndodh dhe duhet të vini të pyesni edhe ku mbyllet kontrata nuk më lanë të hyj aty. Nuk kemi orar pritjeje me popullin, nuk bëjmë takime”, tha denoncuesja.

Nga Elbasani, zonja shkoi në Tiranë, ku nuk e priti njeri.

Punonjësi: Ti ke shumë të drejtë! Të thashë, unë të kuptova, por…të them kot unë që, unë e di shumë mirë, që ke të drejtë, por s’të them kot tani që, unë ta heq! Po s’ta heq dot!

Punonjësi: Ne jemi Drejtori. Drejtoria është për ekzekutimin e ankesave dhe kërkesave, që vijnë nga “Kujdesi ndaj Klientit”. Ti tashi këtu, ke një procesverbal në dorë, që pretendon, që ky procesverbal është i demontimit të matësit. Që të depozitosh këtë ankesë, përfshirë edhe kësaj debie, nuk ta heq as specialisti, as drejtori rajonal, asnjeri, se këtu është drejtori.

Qytetarja: Më fal, kush do ta heqi?

Punonjësi: Duhet të shkosh tek “Kujdesi ndaj Klientit”, të depozitosh një ankesë, ose kërkesë, për këtë debi, që ke me pretendimin…

Qytetarja: Janë bërë të gjitha! Janë bërë të gjitha!

Punonjësi: Kur është bërë kjo? Sa ka? Dt 1.02.2024.

Qytetarja: Janë bërë të gjitha, mo! S’kam lënë gjë pa bërë!

Punonjësi: Atëherë, finalizimi i çdo praktike nis nga “Kujdesi ndaj Klientit” dhe finalizimin e ka në drejtorinë qendrore në Tiranë.

Qytetarja: Unë jam debitore, jo për fajin tim!

Punonjësi: Po nuk e zgjidh dot kështu!

“Unë po them që do merrem edhe vetë personalisht bashkë me stafin dhe qendrën që 99.9% do ta zgjidhim këtë rast konform ligjit. Në momentin që abonenti është debitor nuk mund të procedohet për lidhje të reja. Hapi i parë që do bëjmë është që të sistemohet fatura, pastaj procedura për lidhjen e re, për rivendosjen e matësit”, tha koordinatori i FSHU-së në OSHEE, Elbasan.

Pas Olimbisë, me rastin e saj, merret gazetarja e “Stop”, e cila mori premtimin, se debia e zonjës, do të zerohet.

“Rezulton që gabimisht janë hedhur tarifat e shërbimit në sistem nga kjo periudhë deri tani për të cilët drejtoria qendrore në bashkëpunim me kolegët e Elbasanit ka marrë vendim për zgjidhjen e çështjes, pra zerimin e detyrimeve duke i hapur rrugë kështu që abonenti t’i lindë e drejta për të lidhur kontratë të re dhe vendosësin e matësit aty ku ai ka kërkuar”, tha ajo.

Ju sugjerojmë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest
Bota

Zelenski: Jam gati të takohem me Putin dhe Trump në Budapest

20 Tetor, 2025 7:01 pm
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali
Kronikë

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

20 Tetor, 2025 6:34 pm
U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami
Kronikë

U arrestua për kërcënimin e prokurorit, lirohet avokati Ulian Bajrami

20 Tetor, 2025 5:21 pm
Para
Po shëtiste me mbesën 13-vjeçare, shqiptarja përplaset për vdekje nga makina në Itali

Po shëtiste me mbesën 13-vjeçare, shqiptarja përplaset për vdekje nga makina në Itali

Këto janë shenjat e horoskopit që do ndahen përfundimisht deri më 21 prill 

Horoskopi ditor, e shtunë 25 maj 2024 

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë

Mot i paqëndrueshëm por me temperatura të larta! Ja si do të jetë kjo e shtunë 

TE FUNDIT

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
20 Tetor, 2025

Serbia është në gjendje shumë të vështirë dhe pothuajse të pashpresë, tha të hënën ministrja e Minierave dhe Energjisë e...

Lexo më shumë

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
20 Tetor, 2025

Kryeministri i Australisë, Antoni Albanese dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kanë nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com