Duke u shkëputur nga situata politike në vend, një nga figurat më të rëndësishme të opozitës, Jozefina Topalli ka uruar publikisht djalin e saj me rastin e ditëlindjes. Ajo ka publikuar një foto me Genarin dhe në mbishkrimin e fotografisë ka shkruajtur vetëm 100.
Ndërsa në fund të postimit, Topalli duke falenderuar të gjithë për urimet ka bërë edhe një deklaratë të ëmbël ku shprehet: “Të dashur miq. Ju falënderoj për urimet dashamirëse për Genarin.
Ai për mua, si për çdo nënë, edhe pse është sot dy pllambë më i gjatë se unë, mbetet djali i vogël, dobësia e mamës
Paçi me jetë e fat të dashtunit tuaj.
Miqësisht Jozefina”.