Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

2017/09/30 at 11:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Jozefina Topalli: Po të donte Berisha e hiqte Lulin për 24 orë

Deputetet e PD, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Demokratike, ku eshte diskutuar miratimi nga qeveria i projektligjit “Per ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit”./r/n/r/nLawmakers, Sali Berisha and Jozefina Topalli, during a meeting of the parliamentary group of Democratic Party, DP.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është shprehur se lënia jashtë listave të kandidatëve për deputet të PD-së, ishte një vendim i familjes Basha.

Sipas saj, një vendim i tillë; ishte i papritur, pa sens, pa logjikë dhe pa arsye.

“Eshtë një vendim i familjes së Bashës, prandaj s’kam asnjë keqardhje. Më vjen keq që s’jam në Parlament, por s’më vjen keq që s’jam pjesë e grupit të tyre. Një pjesë e atij grupi nuk kanë lidhje me PD, nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike, nuk i kam parë ndonjëherë të japin një kontribut për të djathtët, nuk i njoh”, tha Topalli.

Ajo foli edhe për kohën që ka qenë në qeveri dhe opozitë me Lulzim Bashën dhe se çfarë nuk përlqente te ai.

 “Gjatë bashkëjetesës me Bashën nuk më pëlqente te ai papërgjegjshmëria që ai kishte në ushtrimin e funksioneve shumë të rëndësishme që kishte. Kur ishte në Bashki, nuk punoi gjatë katër viteve, nuk la asnjë gjurmë. Kryetar i Bashkisë së Tiranës, është të jesh kryeministër i këtij qyteti. Të jesh katër vite dhe të mos lesh asgjë, nuk e imagjinoj. Është detyrë, është premtim është sfidë”, – u shpreh ish-kryeparlamentarja.

Topalli tha se nuk ka besuar asnjëherë që Lulzim Basha do t’a çonte PD-në në nivelin tjetër, pasi e la Berisha. Ajo tregoi se të flirtosh me Ramën dhe të jesh në opozitë nuk shkojnë të dyja bashkë.

 “Të flirtosh nuk do të thotë të jesh në qeveri, edhe pse ai në qeveri ka qenë 3 muaj rresht, me ata të ashtuquajtur ministra teknikë”, tha Topalli e ftuar në “Oktapod”.

Më tej, Topalli theksoi se Basha ka marrë peng siglen e Partisë Demokratike.

 “Po të donte z.Berisha mund t’a hiqte Lulin nga kreu i kësaj partie, kjo do të ndodhte brenda 24 orëve. Ai nuk e bën këtë, sepse Berisha kur dha dorëheqjen tha që betejat e mia kanë mbaruar”, tregoi ajo.

Ish-kryeparlamentarja ka folur edhe për mënyrën e drejtimit të kësaj partie, duke marrë një paralelizëm me Berishën.

“Nuk ishte e thjeshtë që pas ikjes se Berishës, dikush të zinte karrigen. Problemi është se të jesh kryetar i PD-së, së pari duhet të kesh autoritet moral, duhet të jesh i vërtetë, duhet të jesh frymëzues, duhet të bësh beteja të forta, nuk mendoj se ndonjërën prej tyre e ka Basha. Nga 2005 deri në 2017, janë 12 vite në politike, ka pasur të gjitha shanset për të na bindur se ai mund të ishte një kryetar, por nuk e bëri. Ne shkodranët kemi një shprehje “nuk është me të bleme, asht me të leme”.

Nëse ka një fjale që e përshkruan Lulzim Bashën është se: ai është i rremë në fushatë, i rremë kur flet”, – deklaroi ajo.

Topalli foli edhe për marrëveshjen e 18 majit, dhe për zgjedhjet e fituara nga socialistët, duke u ndalur në togfjalëshin: “Rama ia hodhi Bashës” 

Turi: Pas Berishës del që Rama del më i zgjuari si lider?

Jozefina: Varet se kë ke përballë pastaj! 

Ish-deputetja e PD-së, shprehu rezerva edhe për mënyrën e komunikimit që Basha kishte në çadrën e lirisë. “Basha në 5 javë në cadër, ka sulmuar me shumë perëndimin se Ramiz Alia në 5 vite”, – përfundon ajo.

Etiketa: Bashaberishatopalli

Ju sugjerojmë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
Aktualitet

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor, 2025 2:04 pm
Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
Bota

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

25 Dhjetor, 2025 2:00 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

25 Dhjetor, 2025 1:52 pm
Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
Aktualitet

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

25 Dhjetor, 2025 12:57 pm
Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë
Bota

Protestë dhe festë, fermerët francezë ndjekin meshën e Krishtlindjes në rrugë

25 Dhjetor, 2025 12:54 pm
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein
Bota

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

25 Dhjetor, 2025 11:32 am
Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
Bota

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

25 Dhjetor, 2025 10:14 am
Para
Luan Rama: Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!

Luan Rama: Radarët nuk punojnë, shteti në gjumë!

Fjalimi i pazakontë në Parlament/ Cilat janë sfidat me të cilat përballen fshati dhe fermeri shqiptar?

Fjalimi i pazakontë në Parlament/ Cilat janë sfidat me të cilat përballen fshati dhe fermeri shqiptar?

Takim me të rinjtë/ Donald Lu: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni!

Takim me të rinjtë/ Donald Lu: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni!

TE FUNDIT

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë
25 Dhjetor, 2025

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Lexo më shumë

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri

Turqia arreston 115 persona që planifikonin sulme për Vitin e Ri
25 Dhjetor, 2025

Autoritetet turke kanë bërë të ditur se kanë penguar disa sulme të planifikuara për ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të...

Lexo më shumë

Qëllohet me thikë një person në Tiranë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
25 Dhjetor, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, si pasojë e një konflikti me dy persona të tjerë....

Lexo më shumë

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim

Berisha uron besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes:Le të festojmë me besim
25 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ndarë një mesazh urues për besimtarët shqiptarë. Në urimin e tij nga Katedralja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com