Djali i Jozefina Topallit sot feston ditëlindjen. Genari sot mbush 23 vjeç, dhe mamaja e tij ish deputetja e PD-së e ka uruar me një mesazh emocionues në Facebook.
“Ky fëmija i vogël në foton e parë, sot bëhet 23 vjeç. Është njëlloj i dashur si i vogël, gjithë humor si shkodran i vërtetë, por tani edhe me më shumë përgjegjësi. Për mamën (si për çdo nanë në botë) mbetet fëmija që me ëmbëlsinë e tij me gëzon ditën e jetën”, shkruan Topalli, shkruan Topalli bashkangjitur edhe disa fotografive të Genarit kur ishte i vogël.