Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jovanoviç: Duhet të flasim me shqiptarët, e di që është e vështirë për Serbinë

2018/07/01 at 9:20 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Jovanoviç: Duhet të flasim me shqiptarët, e di që është e vështirë për Serbinë

Kryetari Partisë Liberal Demokratike (LDP) në Serbi, Çedomir Jovanoviç, vazhdon të insistojë se Serbia duhet ta pranojë realitetin lidhur me Kosovën dhe se kjo çështje është nyja më e madhe, të cilën, siç thotë ai, duhet ta zgjidh ky brez.


“Mendoj se është shumë e vështirë që të pranohet realiteti në Serbi. Përpjekjet për balancimin dhe flirtim me politikën, që na solli në këtë fazë, të cilën ne e quajmë realiteti në Kosovë, gjithnjë e më shumë janë në një rrugë pa krye”, tha Jovanoviç për gazetën malazeze “Pobjeda”.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic”, dhëheqësi i LDP ka thënë se e tërë bota ka një pozicion për Kosovën që është e ndryshme nga ai i Serbisë , “madje edhe rusët, për të cilët ne lidhemi,  kanë mbështetur shumë veprime të bashkësisë ndërkombëtare të cilat çuan në formimin e shtetit të Kosovës”.

“Nuk mund të them se kjo është nyja më e madhe dhe se këtë nyje gjenerata jonë duhet ta zgjidh. Nëse fëmijëve tanë ua lëmë një të kaluar të tillë, për nipërit tanë nuk do të jemi  kurrfarë pike e ndritshme. Paqe dhe vetëm paqe”, – tha Jovanoviç, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, çështja e Kosovës ky nuk është problem i qeverisë, “ky është problem i kësaj shoqërie, i cili nuk guxon të ndahet mes opozitës dhe pushtetit.

“Pushteti, natyrisht, ka përgjegjësinë më të madhe, por do të duhej të ketë fuqinë për t’u marrë me këto çështje. Opozita jonë, në lidhje me Kosovën, ka qëndrime nacionaliste, do të thosh unë, qëndrime ‘të vjetra’. Nuk ka asnjë qasje e re, por nga lahuta është kaluar në muzikë ashensorësh”,- tha ai.

“Kur flasim për presionin e Perëndimit, nuk duhet t’i harrojmë interesat e tyre. Ata shpesh nuk përputhen me idenë tonë se çfarë është Perëndimi. Perëndimi i ka problemet e veta dhe nuk dëshiron që ne ti pengojmë në rrugën e prosperitetit të tyre”, -tha Jovanoviç.

Lideri i LDP-së thotë se “ne duhet të shohim se si dhe se për çfarë do të flasim me shqiptarët, kurse  biseda është gjithmonë e mundur”.

“Pra, dialogu nuk duhet të ndalet dhe është e rëndësishme që të dy shoqëritë tona ta kuptojnë. Pavarësisht nga pasojat momentale. Kjo qasje është treguar e mirë si afatgjatë. Është e rëndësishme për një rajon të sigurt, paqësor dhe  ekonomikisht prosperues”, -përfundoi ai.

 

Etiketa: duhet te flasim me shqiptaretjovanovicserbia


Ju sugjerojmë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
Kronikë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

28 Tetor, 2025 9:29 pm
Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar
Aktualitet

Negociatat me BE, Gonzato: Të përmbushen kriteret, Shqipëria në një moment vendimtar

28 Tetor, 2025 6:28 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Tjetër vrasje me thikë, humb jetën 42-vjeçari në Berat

28 Tetor, 2025 4:56 pm
Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte
Kronikë

Detaje nga vrasja me thikë në Tiranë, autori: Kuzhinieri më bullizonte

28 Tetor, 2025 4:38 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, vritet me thikë një person

28 Tetor, 2025 4:13 pm
Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…
Kryesore

Rama kritikon Europën nga Arabia Saudite: Flitet vetëm për armatime dhe jo për…

28 Tetor, 2025 4:00 pm
Ilir Meta: Qëllimi i PL-së, të çlirojë administratën nga korrupsioni
Aktualitet

Meta reagon nga qelia: Asnjë letërporosi nuk ka ardhur që provon shkeljet e mia

28 Tetor, 2025 2:57 pm
Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma
Kryesore

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës, parlament me 2 dhoma

28 Tetor, 2025 2:54 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasje me thikë në Durrës

28 Tetor, 2025 2:51 pm
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç

28 Tetor, 2025 12:53 pm
Para
I dënuar për vrasje në Gjermani, arrestohet në Morinë kosovari

Dy turq arrestohen në doganë, tentojnë të dalin nga Shqipëria me karta të falsifikuara

Një tjetër segment i Tiranë-Durrës bllokohet nesër, 6 udhëzime që duhet t’i dini!

Një tjetër segment i Tiranë-Durrës bllokohet nesër, 6 udhëzime që duhet t'i dini!

Politikani zviceran “bën shqiponjën”: Xhaka e Shaqiri u provokuan nga serbët

Politikani zviceran "bën shqiponjën": Xhaka e Shaqiri u provokuan nga serbët
















TE FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
28 Tetor, 2025

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje...

Lexo më shumë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë

Futboll/ Rusia: Jemi gati të organizojmë Euro 2032 në vend të Italisë
28 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Alexander Dyukov, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të marrë përsipër organizimin e Kampionatit...

Lexo më shumë

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil

Mbi 2500 policë në aksion, 64 viktima nga operacioni kundër bandave në Brazil
28 Tetor, 2025

64 persona kanë mbetur të vrarë në një operacion masiv policor kundër krimit të organizuar në Rio de Janeiro, ku...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë

Vrasja në Berat/ Arrestohet autori, ishte fshehur në një shpellë
28 Tetor, 2025

Rreth 6 orë pas vrasjes së një 42-vjeçari në Kalanë e Beratit, policia lokale ka vënë në pranga autorin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com