Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Josep Borrell ‘thumbon’ SHBA në Kosovë, PDK bojkoton takimin

2020/01/30 at 5:54 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Josep Borrell ‘thumbon’ SHBA në Kosovë, PDK bojkoton takimin

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të enjten në Prishtinë se Bashkimi Evropian nuk është në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Zoti Borrell, që po qëndron për here të parë në rajon që nga marrja e detyrës së re, tha se Bashkimi Evropian nuk është i kompletuar pa Ballkanin Perëndimor ndërsa shprehu gatishmërinë që të lehtësojë çdo dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ai tha pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk është duke bërë gara me amerikanët, duke ju referuar nismave të ambasadorit Richard Grenell, si përfaqësues presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi.

“Përfundimisht, duket se amerikanët kanë plane të shumta, kanë plane për çdo gjë, kanë plan për Lindjen e Mesme dhe kanë plan për Kosovën. E rëndësishme është që të mos ketë plan por të përfshihemi sinqerisht me palët sepse aq sa e di unë, amerikanët nuk kanë shpenzuar asnjë euro në Kosovë ndërsa ne kemi shpenzuar më shumë se një miliardë euro në vitet e fundit dhe në kuadrin e investimeve në infrastrukturë ne jemi duke investuar 150 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën. Por nuk jam duke garuar me amerikanët, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë bashkërisht në shumë vende të botës edhe këtu po ashtu. Nuk ka probleme mes nesh. Ne do të bisedojmë së bashku sepse nuk ka dallime, të gjithë e ndajmë të njëjtin interes dhe synim për të zgjidhur problemin dhe i thash presidentit se nuk ka rivalitet dhe nuk asgjë për ta fajësuar njëri tjetrin”, tha zoti Borrell.

“Ne nuk jemi duke garuar, të paktën ne nuk jemi duke garuar, ne duam bashkëpunim dhe të punojmë së bashku, ne nuk kemi dallime. Ne nuk jemi duke kërkuar protagonizëm. Ne duam të jemi të dobishëm dhe ndonjëherë për të qenë i tillë, duhesh të jesh diskret”, tha zoti Borrell.

Ai tha se synim dhe përkushtim i tij mbetet lehtësimi i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Për shkak se problemi do të mund të zgjidhej nga vet Serbia dhe Kosova duke negociuar ndërmjet veti dhe rezultati mund të dal vetëm nga dy palët dhe nuk ka zgjidhje tjetër. Ne nuk do të imponojmë sepse nuk mundemi dhe nuk duam. Ne vetëm duam të lehtësojmë një marrëveshje dhe nëse një marrëveshje e tillë arrihet askush nuk do të jetë më Papë se Papa”, tha ai.

Zoti Borrell, i cili pason zonjën Federica Mogheirni në postin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, synon të vazhdojë procesin e bisedimeve të pezulluara që nga nëntori i vitit 2018, kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova nuk ka qenë asnjëherë një çështje që ka bërë dallimin në qëndrime ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe bashkimit Evropian.

“Do të thotë edhe Brukseli edhe Shtetet e Bashkuara, e kanë plotësuar njëra tjetrën në një objektiv dhe qëllim të përbashkët për konsolidimin e demokracisë në Kosovë dhe natyrisht afirmimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran me shtetet e Bashkimi Evropian që e kanë njohur Kosovën e në të njëjtën kohë që të jemi pjesë sa më shpejt e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Kosova është shtet mik i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partner strategjik, ndërsa e cilësoi si vlerë faktin se, siç tha, qytetarët e Kosovës janë popullata më pro amerikane në botë.

Zoti Borrell ishte ministër i jashtëm i Spanjës, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, nga droja se mund të nxiste ambiciet e atyre që synojnë pavarësinë e Katalonjës. Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“E para që duhet të jetë jetike është ajo që Bashkimi Evropian duhet të jetë unik në raport me dialogun Kosovë-Serbi dhe që angazhimet e zotit Borrell të jenë të mbështetura nga të gjitha shtetet anëtare, si çelës për të rifilluar dhe të ketë sukses. Por, që të ndodh suksesi real duhet të ndodh koordinimi i plotë në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa këtë koordinim nuk do të ketë sukses. Prandaj në të kaluarën e afërt kemi parë më shumë koordinim Bruksel-Washington se sa vet vendet e Bashkimit Evropian dhe kjo ka qenë shqetësuese”, tha presidenti Thaçi.

Zoti Borrell takoi edhe përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Kosovë, përveç Partisë Demokratike të Kosovës e cila refuzoi të marr pjesë, duke vlerësuar se takimi është i pakuptimtë në kushtet kur Kosova nuk ka ende institucione të formuara.

Was assured by Kosovo’s political party leaders that there is willingness to advance on the Belgrade – Pristina Dialogue and work together to contribute to democracy, functioning institutions and progress on the European path. pic.twitter.com/oyTmi0DXdR

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 30, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, tha se çfarëdo nisme për rifillim të bisedimeve me palën serbe është e tejkaluar dhe e paqëndrueshme derisa Kosova vazhdon të jetë, siç tha ai, peng i inateve dhe paaftësive për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje politike në mes të dy forcave politike.

“Takimi i sotëm si dhe ndërlidhja e dialogut me procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës është i dëmshëm dhe ndarës, ky nuk i kontribuon vet procesit të dialogut, duke krijuar një frymë të brendshme mos besimi në mes palëve dhe nuk i kontribuon vet epilogut të procesit”, tha zoti Veseli.

Vizita e zotit Borrell ndodh në një kohë kur Kosova ende nuk ka qeverinë e re edhe gati katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Zoti Borrell tha se Bashkimi Evropian nuk ndërhynë në çështje të brendshme të Kosovës për mënyrën e formimit të qeverisë, por bëri thirrje që kjo të ndodhë sa më parë./ VOA

 

 



Ju sugjerojmë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Para
Rrëmbimi i Jan Prengës/ Policia jep sqarime të tjera lidhur me ngjarjen

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Policia jep sqarime të tjera lidhur me ngjarjen

Zbulohet letra e papublikuar më parë e Princeshë Dianës

Zbulohet letra e papublikuar më parë e Princeshë Dianës

Albin Kurti i kërkon Kuvendit senancë për votimin e qeverisë

Albin Kurti i kërkon Kuvendit senancë për votimin e qeverisë
















TE FUNDIT

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
6 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në “Bread & Heart” Festival, në ngjarjen që bashkon në Tiranë mbi 150 arkitektë të...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com