InstaBIZ

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, bëhen prindër për herë të parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 19/06/20 |
el ida

Jonida Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, janë bërë prindër për herë të parë. Ata ndanë lajmin e mirë në rrjete sociale, duke zbuluar edhe emrin e veçantë që kanë zgjedhur për vogëlushen.

“Nuk me pushojne akoma lotet e lumturise! Totalisht dashuri e nje tjeter dimensioni! Nje jete e re, tashme dedikuar ty e vogla ime, EMI jone”, shkruan Jonida krahas fotos së ëmbël me të sapolindurën, e cila i ka shtrënguar gishtin.

Pak kohë më parë, Jonida tregoi se shtatzënia ishte sa e dëshiruar aq edhe rastësore.

“Ai dëshironte aq shumë të ishte vajzë, sa vetëm për emër goce kishim menduar dhe kur na u konfirmua gjinia ishte lumturia e dytë për të, pas lajmit të parë që do të bëhej baba. Të dy donim shumë të ishte vajzë. Për herë të parë na u tha nga doktoresha në muajin e 4, por ende me frikë që nuk është 100%. Pas atij muaji, sa herë shkonim për kontrolle kemi pyetur te dy: Vazhdon të jetë vajzë?”

Përsa i përket emrit, ndryshe nga sa iu ndodh shumë çifteve, për Jonidën dhe bashkëshortin, ishte shumë e lehtë. Mjaftoi të shihnin një film dhe të merreshin vesh me sy. Emri i Emit u vendos kështu:

“Emri i gocës ka ardhur që në fillim, shumë herët, duke parë një film të dy me Besnikun, ku u përmend dhe emri dhe vetëm jemi parë në sy dhe iku ai muhabet.”/Opinion.al

Pas