InstaBIZ

Jonida Maliqi pas kualifikimit: Bëra atë për të cilën marr frymë!


               Publikuar në : 12:57 - 17/05/19 |
xhu lia

Këngëtarja Jonida Maliqi dhuroi një performancë emocionuese në skenën e Eurovision mbrëmjen që lamë pas.

Ajo arriti të kualifikohet në finalen e këtij festivali, i cili do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës. Jonida ka publikuar një postim rreth emocioneve që ka përjetuar në këtë festival:

“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë!! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europiane që këndonin shqip Ktheju Tokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marrë frymë, për të cilen edhe erdha në këtë skenë:Kendova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës!! Jemi në finale, por tashmë une mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin por edhe me njëri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse!!! Ju dua shumë, shihemi në finale,”-përfundoi Jonida në rrjete sociale./Opinion.al/

 

Pas