-Kulturë

“Joker”, filmi më i nominuar për çmime në “Bafta 2020”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 09/01/20 |
xhu lia

Prodhimi kinematografik “Joker” me regji të regjisorit Todd Phillips dhe protagonist aktorin Joaquin Phoenix ka marrë 11 nominime nga akademia britanike e filmit dhe arteve të  televizionit, e njohur ndryshe si BAFTA.

Në këtë mënyrë “Joker” është filmi që ka marrë më shumë nominime për çmime në këtë event që pritet të zhvillohet më 2 Shkurt në Londër.

Më pas me nga 10 nominime  janë  renditur filmi i regjisorit Martin Scorsese “The Irishman” së bashku me filmin e Quentin Tarantino “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili ka si protagonist aktorët Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt.

Filmi “1917”i bazuar në ngjarjet e luftës së parë botërore, i cili u shpall si filmi më i mirë nga “Golden Globe” ka marrë 9 nominime./Opinion.al/

Pas