Prodhimi kinematografik “Joker” me regji të regjisorit Todd Phillips dhe protagonist aktorin Joaquin Phoenix ka marrë 11 nominime nga akademia britanike e filmit dhe arteve të televizionit, e njohur ndryshe si BAFTA.
Në këtë mënyrë “Joker” është filmi që ka marrë më shumë nominime për çmime në këtë event që pritet të zhvillohet më 2 Shkurt në Londër.
Më pas me nga 10 nominime janë renditur filmi i regjisorit Martin Scorsese “The Irishman” së bashku me filmin e Quentin Tarantino “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili ka si protagonist aktorët Leonardo Di Caprio dhe Brad Pitt.
Filmi “1917”i bazuar në ngjarjet e luftës së parë botërore, i cili u shpall si filmi më i mirë nga “Golden Globe” ka marrë 9 nominime./Opinion.al/