Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, prezantoi planin e qeverisë për të përballuar situatën e rënduar nga koronavirusi gjatë sezonit të dimrit.
Plani i qeverisë britanike përfshin detaje për kthimin në normalitet, duke filluar nga vaksinimi, testimet dhe trajtimet.
Johnson tha se izolimi nuk do të zgjatet përtej datës 2 dhjetor, duke shtuar se zonat me rrezikshmëri më të lartë do të kenë masa më të forta.
Përveç kësaj, Boris tha se duhet të kemi kujdes për ta përballuar sa më mirë situatën, në mënyrë që të takojmë lirisht miqtë apo familjarët për Krishtlindje.
“Në një periudhë vështirësisht të madhe, kohë e shpenzuar me të dashurit është edhe më e vyer se çdo gjë për të gjithë njerëzit. Por nuk duhet të harrojmë kujdesin dhe masat duke lejuar virusin të përhapet më tej. Ky virus nuk do të na garantojë një armëpushim për Krishtlindje. Ai nuk e di fare që është Krishtlindje”- u shpreh Johnson./ Opinion.al