Bota

Johnson: Koronavirusi shkaktoi katastrofë për Mbretërinë e Bashkuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 29/06/20 |
el ida

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e përshkroi krizën e koronavirusit si “katastrofë” për Mbretërinë e Bashkuar, por tha se tani nuk është koha e duhur për të hetuar atë që mund të jetë bërë keq.

“Kjo është një katastrofë. Mos t’i zbusim tonet. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë”, tha Johnson për Times Radio në Britani.

Ai tha se qeveria iu detyrohet një shpjegim të gjithë britanikëve.

“E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë energji dhe kohë në këtë”, tha Johnson. “Por, ne po mësojmë mësime gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, mbi 312,000 dhe e para në Evropë me numër të viktimave, mbi 43,600.

Gjatë krizës, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, kanë humbur përkohësisht vendet e punës në Britani./Opinion.al

Pas