Bota

Johnson i vendosur: Askush nuk do më pengojë për daljen nga BE më 31 tetor


               Publikuar në : 08:23 - 14/09/19 |
el ida

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se askush nuk do ta pengojë për t’u larguar nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.

Kjo datë është afati i fundit kur duhet të ndodhë Brexit dhe Johnson këmbëngul se do ta respektojë atë me ose pa marrëveshje me BE-në “mbi kushtet e divorcit”.

Johnson tha se është optimist i matur për sigurimin e një marrëveshjeje për Brexit, por shtoi se Britania do të largohet në afat pa marrë parasysh se çfarë ndodh.

Këtë javë, Parlamenti britanik miratoi një ligj që e detyron Johnsonin të kërkojë zgjatje të afatit të Brexit-it. Ai do të duhet t’i shkruajë BE-së më 19 tetor për të kërkuar prej tyre edhe tre muaj shtesë, nëse nuk siguron marrëveshje që më pas miratohet nga ligjvënësit ose nëse nuk e bind Parlamentin që të votojë Brexit-in pa marrëveshje.

Por, pavarësisht ligjit të ri, Johnson ka thënë se “më mirë do të vdiste në hendek” sesa të kërkonte zgjatje të afatit të Brexit-it.

Ndërkaq institucionet financiare e kanë paralajmëruar Britaninë për pasoja të rënda ekonomike nëse lë BE-në pa marrëveshje./Opinion.al

 

Pas